UBT

Si të keni një kujtesë të mirë

/ 2 minuta lexim

Harresat kthehen në normale me kalimin e kohës. Por disa hapa të thjeshtë mund t’ju vijnë në ndihmë.

Hani një mollë në ditë

Një studim i botuar në “Journal dell Alzhemier” flet mbi të mirat që vijnë nga përdorimi i mollës, veçanërisht në efikasitetin e trurit. Mjaftojnë 2 gota lëng molle në ditë për të reduktuar formimin e pllakave të cilat janë karakteristike për pacientët që vuajnë nga çmenduria.

Ndryshoni muzikën

Studime të shumta kanë treguar ndikimin pozitiv të muzikës klasike (sidomos Moxarti) në funksionet e kujtesës së fëmijëve dhe personave me alcajmer, por një ekip studiuesish nga Universiteti i Londrës ka zbuluar se të njëjtat efekte ndodhin në trurin e njeriut edhe gjatë dëgjimit të muzikës rok të luajtur me kitarë.

Merni një sy gjumë (dremisni)

Mungesa e gjumit është e dëmshme për shëndetin, pasi përshpejton harresën. Të merrni një sy gjumë pasdite (25 minuta) mund t’ju ndihmojë për të vendosur ekuilibrin e duhur.

Mobi Casa

bebi qeshPraktikoni artin e lidhjes

Për të qenë në gjendje më të mirë, mbani mend një listë të fjalëve dhe objekteve për t’i lidhur ato me njëra-tjetrën në mendjen tuaj. Ky është një ushtrim i suksesshëm i përdorur nga kampionët e lojërave të kujtesës.

Qeshni më shumë

E qeshura të zgjat jetën, rrit qarkullimin e gjakut duke çuar një sasi të madhe të oksigjenit në tru dhe nxit aftësinë për të kujtuar. Sipas një studimi në “John Hopkins”, informacioni i shpjeguar nga mësuesitt në mënyrë të këndshme mbahet mend më lehtë nga studentët.

Mos iu dorëzoni rutinës

Përsëritja çdo ditë e gjërave të njëjta vë qelizat e trurit në gjumë, ndërkohë që ato duhet të jenë aktive për të qëndruar në formë. Ndaj është mirë ta ndryshoni herë pas here rutinën, si p.sh.: të lani dhëmbët me dorën e majtë ose të ndryshoni pozicionin e thikës dhe pirunit./gazeta shendeti/