FITORJA

Si të flini pa probleme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Të gjithë ne kemi rutinat para gjumit, ndërsa disa nga na mbajnë të zgjuar. Në veçanti keq ndikojnë katër shprehitë, të cilat nëse nuk i heqim qafe, do të shkaktojnë probleme serioze me gjumin.

Së pari, sigurisht televizori. Seriali i preferuar është në termin të vonshëm, edhe atë dy-tri episode rend, ose keni huazuar nga miku një film të ri, të mos themi që e keni shkarkuar nga interneti tri orë më vonë, sytë i keni të fryrë si kojota e filmave vizatimor, ndërsa ju ende shikoni në vend së te flini. Shprehia e tillë do t’ua pështjelloj ë tërësisht orën e brendshme, prandaj fikeni të gjithë elektronikën në shtëpi të paktën 20 minuta para gjumit.

Nuk ka gjë më të mirë se të lodheni para gjumit, prandaj shkoni në vrapim të vonshëm ose në palestër sepse është e zbrazët në atë kohë. Mirëpo, hulumtimet kanë treguar që gjumin më të mirë e kanë ata që ushtrojnë në mëngjes.

Mobi Casa

Darka e vonshme është diçka që nuk ju përgjigjet, por kur darkoni herët, zakonisht pikërisht para gjumit ju bëhet një “gropë” në bark të cilën duhet ta mbushni. Do të ishte mirë edhe ta bëni këtë gjë, por jo me ushqimet në sasi të mëdha ose sandviçët e mëdhenj, sepse barku do t’ua kthejë shërbimin në atë mënyrë që do t’ju mbajë të zgjuar edhe shumë kohë.

Një gotë para gjumit është parë në shumë filma dhe seriale dhe ajo duket shumë bukur, uluni para televizorit, merrni gotën tuaj të verës dhe shkoni në gjumë. Eh, jo bash. Përveç që nuk do të flini më së miri, kualiteti i gjumit do të jetë më i keq se zakonisht, prandaj do të zgjoheni thuajse keni vrapuar në maratonë. Prandaj, ose ndonjë çaj, ose ajo gotë/shishe vere/birre le të hyjë në ju, shumë më përpara gjumit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.