FIDANISHTJA

Si të bëhet qytetari pjesë aktive e vendimmarrjes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Ndër tjerash gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth gjetjes së formave që qytetari të jetë pjesë aktive e vendimmarrjes duke potencuar se është me rëndësi që para procesit të hartimit të buxhetit që Institucionet Lokale të kenë të hartuar një plan të veprimit ku do të jenë të përfshirë shoqëria civile dhe këshillat e fshatrave.

Organizuar nga OJQ-Elita dhe nën mbështetje të OSBE-së sot në Viti është mbajtur një punëtori lidhur me mobilizimin e qytetarëve për pjesëmarrje në vendimmarrje. Në punëtori kanë marrë pjesë përfaqësues të Institucioneve Komunale, kryetarët e këshillave të fshatrave, këshilltarë të Kuvendit Komunal dhe të tjerë.

Mentor Rexhepi nga OJQ-Elita ka folur rreth rëndësisë së mobilizimit të qytetarëve në vendimmarrje, obligimet që kanë Institucionet Lokale që të sigurojnë pjesëmarrje të publikut në vendimmarrje.

Ai në veçanti ka folur edhe për dëgjimet publike që mban komuna rreth draftimit të buxhetit komunal duke theksuar se është me rëndësi të veçantë që këshillat e fshatrave dhe qytetarët e të gjitha kategorive të jenë pjesë të hartimit të buxhetit komunal.

Fundamenti

Ndër tjerash gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth gjetjes së formave që qytetari të jetë pjesë aktive e vendimmarrjes duke potencuar se është me rëndësi që para procesit të hartimit të buxhetit që Institucionet Lokale të kenë të hartuar një plan të veprimit ku do të jenë të përfshirë shoqëria civile dhe këshillat e fshatrave.

Ndërkaq për bashkëpunimin në mes Komunës me këshillat e fshatrave ka folur Koordinatori për Këshillat e Fshatrave Tahir Lubishtani i cili theksoi se ekziston një bashkëpunim i mirë në mes tyre.

Gjatë këtij takimi të pranishmit dhanë rekomandimet e tyre se si mund të përmirësohet edhe më tej bashkëpunimi në mes të Këshillave të fshatrave dhe të Institucioneve Komunale të Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.