GRANDEMALL

Si ta shtoni numrin e qelizave të kuqe të gjakut

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Qelizat e kuqe të gjakut janë përgjegjëse për transportimin e gjakut të pasur me oksigjen nëpër trup, kështu që është e rëndësishme t’i mbani optimale për shëndetin tuaj. Në këtë artikull, ju tregojmë si ta shtoni numrin e tyre në mënyrë natyrale.

HANI USHQIME TË PASURA ME HEKUR

Kjo i lejon trupit të rindërtojnë dhe zëvendësojnë nutrientet e humbura. Hekuri rrit qelizat e kuqe të gjakut dhe i lejon të funksionojnë më mirë, pasi që është një komponent esenciale e hemoglobinës. Ushqimet më të pasura me hekur janë: bishtajat (lentet, fasulet). Perimet (spinaqi, lakra jeshile) Kumbullat dhe rrushi i thatë pa fara Mishi (mëlçia) Të kuqtë e vezës.

HANI USHQIME TË PASURA ME BAKËR

Të rriturit kanë nevojë për midis 8 dhe 18 mg të këtij minerali çdo ditë. Femrat kanë më shumë nevojë gjatë kohës së pjellorisë, pasi që e humbin bakrin gjatë periudhës së ciklit menstrual. Ushqimet që kontribuojnë janë: Arrat Fasulet Qershitë Mëlçia Qulli Çokollata.

FURNIZOHUNI ME MË SHUMË ACID FOLIK

Vitamina B9 ndihmon në prodhimin normal të qelizave të kuqe të gjakut. Nëse organizmi nuk ka mjaftueshëm acid folik mund të prekeni nga anemia. Për më shumë, luan rol esencial në mënyrën se si funksionon ADN-ja. Rreth 400 mcg rekomandohen për femra dhe në kohën e pjellorisë dhe 600 mcg kur janë shtatzënë. Ku ta gjeni acidin folik? Drithëra Perimet me gjethe të gjelbra (spinaq, lakër Brukseli) Fasule Arra

Mobi Casa

KONSUMONI MË SHUMË VITAMINA A

Të quajtura edhe retinol, janë komponentë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e qelizave të kuqe të gjakut në palcën e eshtrave. Garantojnë procedimin e hemoglobinës duke lejuar prodhimin e hekurit. Ushqimet më të pasura me vitamina A janë: Karota Perimet me gjethe të gjelbër Specat e ëmbël Kumbullat Grejpefruti Pjepri.

SHTONI SASINË E VITAMINËS C

Ky nutrient ka shumë dobi, si në forcimin e sistemi dhe në parandalimin e sëmundjeve virale sidomos gjatë dimrit. Por, vitamina C po ashtu e stimulon aftësinë e trupit për të absorbuar hekurin, rrit numrin e qelizave të kuqe të gjakut. Agrumet janë ushqimi që kontribuon më së shumti.

PËRFSHINI VITAMINËN B12

Një sasi e konsiderueshme e këtij nutrienti nxit prodhimin e eritrociteve në palcën kurrizore dhe e rrit praninë e tyre në gjak. Në mënyrë që të siguroni mjaftueshëm trupin me vitamina B12, ju rekomandojmë t’i konsumoni këto ushqime: Mish viçi Vezë Peshk të kaltër (salmon, sardele) Prodhime të qumështi Sojë Kërpudha.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.