Hidromorava

Si ta shmangni ftohjen: Gjumi dhe hudhra

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Obligimet, stresi, mungesa e gjumit, brengat e mundojnë njeriun. Por, njeriu vendos që, kur sistemi imun i bie dhe ndien simptomat e para të sëmundjes, sëmundjen ta kalojë në këmbë.

Pamundësia për të munguar në punë lë edhe disa pasoja shtesë në organizëm, e nuk është i vetëdijshëm. Në fillim fillojnë me aspirinë, e mjeku ju sugjeron disa ditë pushimi në shtrat. Dihet se gjumi shëron e kështu nganjëherë sëmundja nuk e arrin organizmin.

UTHULLA HEQ TEMPERATURËN

FIDANISHTJA

Nëse gripi ju sulmon papritur, e temperatura ju dërgon në shtrat, ekzistojnë shumë preparate që heqin temperaturën. Por, kush dëshiron që nxehtësinë nga trupi ta largojë me ilaçe natyrale, mundet të përziej një litër ujë dhe një lugë uthull dhe me këtë kompresë ta lyejnë ballin. Duhet tëhani më shumë pemë, sidomos agrumet e pasura me vitamina C.

Konsumimi i mjaltit në mëngjes ato ditë duhet të jetë rutinë. Edhe çajrat e bimëve sikamomili dhe menta ndikojnë pozitivisht dhe në mënyrë efikase luftojnë viruset dhe bakteret. Hudhra atëherë është mysafiri i duhur në shujtat tuaja. Në pjatë duhet të gjenden ushqime shëruese, të pasura me vitamina dhe minerale. Konsumimi i ujit me akull duhet të jetë e kaluar. Kjo pasi që uji i ftohtë mund ta dëmtojë procesin e tretjes dhe të nxitë dhimbje në fyt. Edhe dalja në rrugë apo jashtë me flokun e lagur shkakton dëm.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.