Hidromorava

Si ta shmangni dehidratimin gjatë verës?

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga uji varet shëndeti jonë, sepse pa të nuk ka jetë! Uji përbënë dy të tretat e trupit të njeriut dhe është i nevojshëm për shëndetin, vitalitetin dhe punën e organizmit tonë. Mjekët sugjerojnë se duhet të konsumojmë të paktën tetë gota ujë për çdo ditë, kurse gjatë verës, kur më shumë djersitemi, duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje konsumimit të mjaftueshëm të lëngjeve.

Përndryshe, rrezikojmë dehidratimin dhe simptomat e pakëndshme që sjell ai, të tilla si: dhimbja e kokës, ethe, probleme me tretje dhe rënien e presionit të gjakut.

– Filloni mëngjesin me një gotë ujë: Kjo ju lejon të zëvendësoni lëngjet e humbura gjatë natës dhe të filloni hidratimin e trupin tuaj. Nëse doni të shpejtoni metabolizmin tuaj dhe të lehtësoni djegien e yndyrës, shtrydhni lëng limoni në ujë, apo pak grejpfrut.

– Pini ujë 15 minuta para racionit me ushqim: Kjo do të lehtësojë thithjen e vlerave ushqyese gjatë racionit, si dhe do të mbani oreksin nën kontroll, sepse do të jeni më pak të uritur.

Mobi Casa

– Ushqimet e lëngshme: Konsumoni shalqi (përmban deri në 92 për qind ujë), brokol dhe grejpfrut (që përmban 91 për qind ujë), karota (që përmbajnë 87 për qind ujë), mollë (përmbajnë 84 për qind ujë), etj.

– Shtoni shije të ndryshme: Përveç pak lëng limoni, shtoni ujit edhe disa feta trangulli për t’i dhënë një aromë të butë dhe freskuese. Gjithashtu, në dispozicion keni mentë, borzilok, grejpfrut, portokall, rrënjë xhenxhefili, trumzë, bli, boronicë dhe të ngjashme. Mundësitë janë pothuajse të pafundme.

– Krijoni orarin: Kurdisni alarmin në telefonin tuaj celular çdo një orë e gjysmë. Kjo do të jetë një shenjë që të ngriheni dhe të pini një gotë me ujë. Mundeni të mbushni një gotë me ujë dhe lëreni atë në tryezë, në mënyrë që të keni kujtesë vizuale se duhet marrë lëngje të mjaftueshme.

– Kini parasysh kur duhet të ndaleni: Nëse nuk dëshironi të ndërprisni ëndrrën tuaj për të shkuar në tualet, mos pini asgjë për dy deri në tre orë para se të shkoni për të fjetur. Eventualisht pini një gllënjkë ujë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.