Si ta rrisim energjinë përmes ushqimit

Ndryshimet që mund t’i bëni në ushqimet që hani mund t’i ndryshojnë dukshëm edhe nivelet e energjisë tuaj.
Ta bësh një jetë aktive dhe ta mbash një dietë të shëndetshme është shumë e rëndësishme në aspektin shëndetësor.
Për ta pasur një ditë aktive duhet të siguroheni që dieta ushqimore ju ofron mjaftueshëm energji dhe është e ekuilibruar.
Nëse ndiheni të lodhur atëherë faji është te kequshqyerja, transmeton “Zeri.info”.
Disa ndryshime të vogla në dietë mund ta ndryshojnë rrënjësisht aktivitetin tuaj të ditës.
Ja si ta furnizojmë me energji trupin: Përfshini karbohidratet në dietën tuaj.
Sigurohuni që të hani bukë gruri dhe oriz, por shmangni karbohidratet që vijnë nga sheqernat.
Mishi pa dhjam si ai i pulës e lopës janë ushqyes të mirë të trupit që të bëjnë të ndihesh i ngopur, përcjell “Zeri.info”.
Ha ushqim të pasur me fibra si bizele, fasule, fruta, perime.
Përmirësojnë tretjen dhe sigurojnë një furnizim të mirë me energji të trupit.
Hani arra, bajame, lajthi pasi janë të pasura me magnez.
Hani ushqime që përmbajnë hekur si mishi i kuq, perimet e gjelbra, buka e grurit, bishtajoret dhe frutat e thata. Hani vakte të vogla të shëndetshme çdo tri orë.
Pini shumë ujë. /ZËRI/