RCCOLA

Si ta përgatisni hudhrën që t’i shijoni vetitë e saj shëruese?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Hudhra ka veti të panumërta shëruese për shëndetin e njeriut, prandaj edhe është me rëndësi të dini si ta konsumoni në raste të ndryshme, sepse kërkon mënyrë specifike për ta përgatitur.

Si mund të konsumohet hudhra? Hudhrën mund ta hani të papërpunuar. Duke konsumuar dy apo tre thelpinj të hudhrës në mëngjes është ajo që e rekomandojnë shumë ekspertë. Po ashtu, mund ta shtypni dhe t’ia shtoni lëngun e gjysmë limonit për të shmangur shijen e fortë të saj. Përpos limonit, shijen e hudhrës mundet ta neutralizojë edhe kur ta përtypni një pjesë kanellë, që ju ndihmon.

Përgatitja e hudhrës për zierje Një tjetër mënyrë e konsumimit të hudhrës është duke e zier. Për këtë metodë, duhet të merrni 3-4 thelpinj të hudhrës dhe t’i zieni me ujë. Kjo mënyrë e konsumimit të hudhrës është më e lehtë, pasi gjatë zierjes humbet një pjesë të madhe të aromës së saj të fortë. Shija e hudhrës është mjaft e fortë, megjithëse shumica e njerëzve nuk kujdeset edhe aq për aromën që mundet të shkaktojë. Këta njerëz nuk e kanë fort problem dhe insistojnë se do ta konsumojnë pa marrë parasysh aromën e fortë.

Fundamenti

Vetitë kuruese të hudhrës Sikurse që gjithmonë kemi thënë, që është shumë e rëndë- sishme për të parandaluar sëmundjet. Kështu, është shumë e rëndësishme që ta konsumoni hudhrën për çdo ditë. Falë kësaj, mund të parandaloni një numër të madh të sëmundjeve.

(Kosova Sot)