Si ta ndaloni bllokimin e enëve të gjakut

Betakarotina e forcon imunitetin, pakëson rrezikun nga tumoret malinje dhe ndihmon në luftën kundër infeksioneve akute dhe kronike.

Betakarotina është pigment bimor nga grupi i karotenoideve, e organizmi ynë prej tij prodhon vitaminë A. Sasia më e madhe e betakarotinës gjendet në pemët dhe perimet e verdha të portokallta, si dhe në perimet me gjethe të gjelbër prandaj duhet konsumuarkarotë, avokado, kivi, pjepër, dardhë, portokall, kunguj, mollë, spinaq, patate të ëmbël, sallatë të gjelbër, lakër, brokol dhe lakër jeshile.

Nutricistët sugjerojnë që karota mos të përpunohet në mënyrë termike. Betakarotina është e rëndësishme për shumë funksione të rëndësishme për shëndetin e njeriut.

Luan rol të rëndësishëm në procesin e bllokimit të enëve të gjakut, prandaj edhe thuhet se ruan shëndetin e enëve tona të gjakut dhe zemrës. Ndikon mirë edhe në luftën kundër infeksioneve kronike dhe akute e konsiderohet se edhe e i rrezikun nga tumoret malinje. Betakarotina ruan edhe lëkurën nga rrezatimet e dëmshme të rrezeve ultravjollcë, prandaj edhe e hasim në preparatet për rrezitje. Është një nga antioksiduesit më të fortë dhe ndikon pozitivisht në luftën kundër efekteve të dëmshme nga radikalet e lira.

(Kosova Sot)

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).