ARKATANA

Si ta luftoni mungesën e vitaminës D gjatë dimrit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vitamina D është vitamina, e cila ndihmon zhvillimin sa më të mirë të eshtrave, dhëmbëve dhe muskujve. Mirëpo problemi është se niveli i kësaj vitamine ka tendencë të bjerë gjatë ditëve të dimrit.

The Guardian ka publikuar disa mënyra të lehta, të cilat mund t’i përdorni për të shmangur rënien totale të kësaj vitamine në organizmin tuaj:

Suplementet – Gjatë muajve të verës, njerëzit arrijnë të prodhojnë sasi të mjaftueshme të vitaminës D, për shkak të ekspozimit më të tepërt në diell.

Mirëpo gjatë ditëve të dimrit, për ta mbajtur nivelin e duhur të kësaj vitamine në organizëm, duhet patjetër të përdorni suplemente.

Mobi Casa

Kërpudhat – lëkura e kërpudhave ka aftësi të prodhoj vitaminë D, në të njëjtën mënyrë, që lëkura e njerëzve e prodhon atë gjatë verës. Konsumimi i tyre gjatë ditëve të dimrit, është mënyra më e mirë për ta arritur sasinë e duhur të vitaminës D në organizëm.

Vaji i peshkut – edhe pse shumë pak ushqime përmbajnë këtë lloj vitamine, gjithsesi ju mund ta rrisni nivelin e saj duke përdorur disa lloje të salmonit.

Drithërat – një nga ushqimet e pakta, që mund të stimulojnë prodhimin e vitaminës D janë drithërat. Konsumimi i drithërave në mëngjes e rrit nivelin e kësaj vitamine në organizëm.

Merluci – përkatësisht vaji i këtij lloji të peshkut, ka aftësi ta stimulojë prodhimin e vitaminës D.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.