ARKATANA

Si ta luftoni djersitjen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Edhe pse shkencëtarët kanë vërtetuar lidhjen ndërmjet antiperspirantëve dhe kancerit, për të cilët thuhet se janë ndër përgjegjësit e rritjes së kancerit të gjirit, njerëzit çdo ditë vendosin të mbyllin poret me kimikalie, vetëm e vetëm që të mos djersiten.

Njerëzit shpesh nuk e dallojnë antiperspirantët dhe deodorantët. Antiperspirantët ndalojnë djersitjen tërësisht, ashtu që kimikaliet bllokojnë poret.

Deodorantët, me ndihmën e parfumeve dhe ndonjë mjeti antiseptik, nuk ndalojnë djersitjen, por vetëm largojnë erën e keqe.

“Të përdoren kimikaliet për të bllokuar një proces natyror, nuk është e mirë. Antiperspirantët përmbajnë kimikalie për bllokimin e gjëndrave të djersës, duke bllokuar trupin nga detoksikimi dhe kjo ndikon në sistemin limfatik.

Uji Dea

Meqë të gjitha sistemet në trup janë të lidhura, bllokimi i sistemit limfatik mund të ndikojë në gjithë sistemin imunitar”, tha Dr. Rob Streisfeld.

Prandaj, deodorantët e zakonshëm janë zgjidhje më e mirë.

Ata nuk bllokojnë poret, sepse përmbajnë kripëra minerale, vajra, bimë për balancimin e vlerave të pH-së dhe pakësojnë numrin e baktereve. Shumë prej tyre përmbajnë bimë natyrore, që janë antiperspirantë natyrorë, sikurse janë aloe vera, koriandri dhe likenet.

Një mënyrë për të luftuar djersitjen është injektimi i botoksit nën sqetulla. Botoksi mund të ndihmojë edhe njerëzit që vuajnë nga djersitja e tepruar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.