UBT

Si ta luftojmë kancerin dhe ta mposhtim atë?

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Biokimistja gjermane Dr. Johanna Budwig, shtatë herë kishte konkurruar për çmimin ‘Nobel’, për terapinë me ushqim, me vaj të lirit, mjaltë, lëngje pemësh dhe lëngje të ngrohta. Pjesë të tekstit janë marrë nga William L. Fischer “How to Fight Cancer&Win” (Si ta luftojmë kancerin dhe ta mposhtim), por nuk duhet t’i kuptoni si udhëzim për shërim, por si terapi shtesë.

DIETA KLASIKE ME VAJ TË LIRIT

ARKATANA

• 7:00 h – 60 deri 120 ml lëng nga lakra në lukth të zbrazët. Ky lëng përmban shumë acide të qumështit që absorbojnë yndyrën. • 8:00 h – 120 deri 180 ml çaj të ngrohtë të bimëve, para kafjallit, i cili përgatitet kështu: Në enën e thellë shtoni 3 deri 4 lugë të mëdha të farave të bluara të lirit, pemë sezonale dhe arra. Me blender i shndërroni në masë homogjene, shtoni 1 lugë mjaltë, 1 deri 2 lugë të mëdha vaj liri dhe 3 lugë qumësht të pazier. • Midis orës 10:00 dhe 11:00 – shujta e dytë: 120 deri 180 ml lëng të afratës, e pas gjysmë ore një nga lëngjet, si nga hithrat, lëng nga panxhari. • 12:00 h – 1 gotë e madhe me fara të lirit, të përziera me mjaltë dhe 120 deri 180 ml lëng rrushi. • 12:15 h – pjesa e parë e shujtës së pasdites: sallatë nga gjethet e selinos, panxhari dhe specat e gjelbër.

Kësaj mase të shijshme ia shtojmë edhe përzierjen e vajit të lirit, qumështit, limonit të freskët, pak kripë, tranguj turshi, qepë dhe erëza të thara. • 12:30 h – pjesa e dytë e shujtës së pasdites: perime të freskëta të ziera në pak ujë, me erëza, këri dhe pak vaj liri. E pasurojmë pak me mjaltë dhe vanilje natyrale. • 15:00 h – shujta e pasdites: 1 lugë të madhe të freskët me mjaltë dhe 120 deri 180 ml lëng pa ëmbëltues apo lëng të freskët nga ananasi. • 15:30 h – 1 deri 3 lugë fara të lirit me mjaltë dhe 3 gota lëng të freskët nga qershitë. • 18:00 h – darkë e lehtë: 1 supë me perime. Shijen mund ta rregulloni me pak vaj liri. • 18:30 h – para gjumit, 120 deri 180 ml lëng të rrushit të ëmbëltuar me një lugë të madhe mjaltë. /kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.