Fundamenti

Si ta luftojmë celulitin në kushte shtëpiake

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lufta me celulitin është një ndër betejat më të vështira me të cilën duhet të përballen çdo ditë femrat. Jo vetëm që shkakton një pamje estetikë të pakëndshme, por shpeshherë bëhet edhe i dhimbshëm, pasi krijimi i tij pengon funksionimin normal të organizmit. Sipas ekspertëve të shëndetit, asnjë grua nuk është e lirë plotësisht nga e keqja e celulitit, që së fundmi po godet në masë edhe adoleshentet.

Ja disa receta për ta luftuar atë:

sallate shpargull lakerVetitë diuretike të ushqimeve

Qoftë në funksionin kurues ose parandalues, është mirë që të njohim se cilat janë ushqimet që ndihmojnë diurezën. Mund të përdorni disa prej tyre sipas dëshirës gjatë mbajtjes së dietës. Ndër perimet që nuk duhen neglizhuar janë: shpargulli, lakra e bardhë ose e kuqe, qepa, kopra, preshi, domatja, rrepa, kungulli. Po ashtu nga frutat nuk duhet të mungojë ananasi, shalqiri, molla, qitroja, rrushi etj.

Kozmetika natyrore

Një ndihmë të madhe në luftimin e celulitit luajnë edhe kremrat e vajrat e përgatitura vetë në kushtet e shtëpisë.

Krem kundër celulitit

Uji Dea

Merrni 100 gram vazelinë dhe dhjetë lugë lanolinë, shtoji një lugë esencë rigoni dhe dhjetë lugë ekstrakt alkoolik dredhëze. Masën përftuar masazhojeni në pjesët ku keni më shumë probleme me celulitin.

Vaj kundër celulitit

Ja dhe receta e një vaji që mund të përdoret si për masazhe, ashtu edhe për të ushqyer lëkurën. Përzieni njëzet pika të vajit të kamomilit me dhjetë pika esencë rigoni.

banje vaskeBanjë shtendosëse

Përgatisni një çaj me dhjetë lugë rrënjë angjelike të grimcuar dhe të vënë për dhjetë minuta në një litër e gjysmë ujë që vlon. Çajin e përgatitur shtojani ujit të banjës (vaskës).

Banjë çlodhëse

Në një litër e gjysmë ujë që vlon hidhni 500 gram lule bliri të thara. Hidheni më pas çajin në ujin e banjës në afro 37 C. Mos qëndroni në ujë më tepër se sa 20 minuta./gazeta shendeti/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.