GRANDEMALL

Si ta largoni dhembjen e fytit pa ilaçe?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë dimrit pjesa më e madhe e njerëzve kanë probleme me dhembje të fytit, e cila ndonjëherë vështirë largohet.

Ja disa receta natyrore për ta larguar këtë problem, transmeton Kosova Sot Online.

Recetë e vjetër kundër dhembjes së fytit

Në 250 ml ujë qitni dy lugë të vogla mjaltë dhe nxejeni mirë (kujdes që të mos vlojë). Largojeni nga zjarri dhe qitni rreth 2 lugë të limonit të freskët. Për një shije më të fortë mund të qitni edhe pak sheqer të vrugtë.

Pije e qumështit me kanellë

Përzieni një lugë sheqer, dy gishta sodë të bukës dhe një gjysmë luge kanellë. Shtoni 250 ml qumësht dhe përzieni mirë. Largojeni përzierjen nga zjarri para se të vlojë qumështi dhe shtojeni një lugë mjaltë. Shërbejeni derisa është e nxehtë.

Shpëlarja e fytit

ARKATANA

Përgatiteni një përzierje fiziologjike me ujë të nxehtë dhe kripëra që përdoren për zëvendësimin e lëngjeve, në rast të humbjes së tyre. Pra, këtë përzierje e qitni mbi zjarr dhe e vloni. Më pas, pasi që të ftohet, e merrni dhe e shpëlani fytin, pa pasur nevojë që ta pini. Kjo procedurë mundëson edhe largimin e viruseve nga organizmi

Thithja e ajrit

Vloni sasinë e tre filxhanëve ujë dhe qiteni një qese çaji të limonit. Qitni edhe pak kripë. Lëreni këtë qese që të qëndrojë disa minuta. Me dorë kontrollojeni avullin që të mos jetë tepër i nxehtë. Qiteni këtë përzierje në një enë më të madhe për ta thithur avullin me anë të frymëmarrjes, pasi që ta keni mbuluar kokën me rizë.

Kompresa nga çaji i kamomilit

Përgatitni çaj nga lulet e thata të kamomilit dhe, derisa është ende i nxehtë, zhytni në të një garzë të pastër. Merreni këtë garzë, shtrydheni paksa dhe e vëni mbi fyt, aty ku ju dhembë më së shumti.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.