FITORJA

Si ta freskoni erën e gojës?

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Si të largojmë erën e pakëndshme të gojës? Nga vaji i mentës e deri te çamçakëzi me përbërësit e lëvores së Manjolias – lexoni këshillat e bakteriologëve për të larguar aromën e keqe të gojës.

Majdanozi i freskët

Nëse ju përtypni këtë barishte në sasi të vogla, nuk do të lejoni që njerëzit të kthejnë kokën nga ana tjetër kur ju filloni për të flisni, për shkak të aromës jo të këndshme të frymëmarrjes, sidomos kur sapo çoheni nga gjumi. Majdanozi përmban disa përbërës antibakterialë të cilat largojnë mikrobet e dëmshme që gjenden në gojë.

Rrëshira

Rrëshira natyrale paraqet disa përbërës antiseptikë të cilët ulin nivelin e aciditetit në gojë. Të përtypësh këtë përbërës ndihmon në reduktimin e baktereve që shkaktojnë aromën e keqe.

Shpëlarës antibakterial

Një gargarë çdo mëngjes me një përbërës antibakterial do të ndihmonte për largimin e shijes së pakëndshme të gojës, po ashtu edhe të frymëmarrjes më aromë të keqe. Këto shpëlarës janë të dobishëm edhe për dhëmbët tuaj.

Jogurti i freskët

Studimet kanë treguar se jogurti i freskët ul nivelin e hidrogjen-sulfiteve, të cilat prodhohen nga bakteret në gojë dhe shkaktojnë një aroma të pakëndshme. Bakteret Lactobacillus bulgaricus dhe Streptococus thermophilus që gjenden te jogurti asgjësojnë bakteret e “këqija në gojë”.

Shpëlarja me soda

GRANDEMALL

Ti lash dhëmbët me soda apo soda bikarbonat, ndihmon në uljen e aciditetit në gojë i cili shkakton shijë të thartë dhe aromë të pakëndshme të frymëmarrjes. Studimet e publikuara në vitin 1996 dhe në 1998 kanë treguar se pastat e dhëmbëve që përmbajnë 20 për qind soda reduktojnë aromën e keqe të gojës për rreth tre orë.

Vaji i mentës

Disa praktikues të shëndetit natyral besojnë se tabletat me vaj mente e mbajnë gojën tuaj të freskët. Po këtë konkluzion treguan edhe studimet e mëtejshme të shkencëtarëve.

Farat e koprës

Përtypja apo mbajtja në gojë për pak kohë e farave të koprës pas ngrënies së mëngjesit ka qenë një mënyrë tradicionale për të mbajtur aromën e gojës të freskët. Studimet kanë treguar se kopra përmban disa përbërës antibakterialë.

Çamçakëzi me manjolia

Lëvorja e kësaj bime përmban disa elementë të cilët ndihmojnë në trajtimin e të vjellave, tretjen dhe rregullimin e ciklit menstrual. Studime të tjera kanë treguar se ajo ndihmon për një frymëmarrje të freskët.

Pastruesit e gjuhës

Bakteret që shkaktojnë aromën e pakëndshme të frymëmarrjes qëndrojnë në gjuhën tuaj, prandaj është e nevojshme që ajo të pastrohet vazhdimisht./mjekuNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.