Fundamenti

Si ta dallojmë gripin nga ftohja

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gripi është një infeksion respirator akut i shkaktuar nga viruset e ndryshme. Është e rëndësishme t’i kuptojmë dhe njohim simptomat e gripit që të mund të kërkojmë trajtim të menjëhershëm, veçanërisht në qoftë se vuajmë nga sëmundjet kronike.

Identifikimi i hershëm i gripit mund të luajë një rol kyç në atë se sa do të zgjasë ai. Ilaçet kundër gripit janë më të efektshme në një periudhë prej 48 orësh pas fillimit të simptomave të gripit, dhe kohëzgjatja e gripit mund të reduktohet për një ditë.

Sezoni i gripit fillon në vjeshtë dhe përfundon në pranverë. Një shenjë e saktë e fillimit të sezonit të gripit janë njerëzit të cilët kolliten dhe teshtijnë, fëmijët dhe të rriturit të cilët presin në radhë tek mjeku, etj.

Ndryshe nga simptomat e ftohjes, simptomat e gripit vijnë papritmas. Vjen deri tek një rritje e papritur e temperaturës, e dhimbjes së kokës, lodhjes dhe dhimbjes së trupit.

FIDANISHTJA

Në vijim ju sjellim simptomat e gripit që nuk janë të pranishme tek ftohjet:

– Temperatura e lartë
– Dhimbja në nyja dhe muskuj
– Dhimbja në zonën e syve
– Ndjenja e plogështisë
– Lëkura e nxehtë dhe e skuqur
– Sytë e skuqur dhe të përlotur
– Dhimbja e kokës
– Kolli i thatë
– Dhimbja e fytit.

Gripi i cili nuk fillon të shërohet me kohë mund të shkaktojë pneumoni bakteriale, inflamacion të veshit dhe sinuseve, dehidratim dhe përkeqësim të simptomave të sëmundjeve si astma apo diabeti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.