Fundamenti

S’i shkon mendja të merret me politikë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përkushtimi ndaj familjes dhe rritja e djemëve ka bërë që aktorja e njohur, Blerta Syla-Surroi, t’i lë mënjanë angazhimet në aktrim. Ka më se gjashtë muaj që po qëndron në shtëpinë e saj bregdetare në Qerret dhe po shijon një periudhë të këndshme me fëmijët e saj.

“E kemi ndarë vitin në gjysmë, që nga muaji maj jemi në det këtu në Qerret dhe po shijoj rritjen e djemve me mjaft kënaqësi. U kënaqa me dy djemtë e mi të cilët tashmë ma kanë ndryshuar edhe jetën. Gjatë këtyre dy viteve kam ndërpre aktivitetet në aktrim dhe i jam përkushtuar tërësisht familjes. Çdo aktor ka nevojë për pak pauzë në mënyrë që të mund të reflektoj, për t’i parë gjërat ndryshe. Unë këtë periudhë po e shfrytëzoj për mrekulli. Të qenit nënë veç sa të bënë më të plotësuar, me ndjeshmëri më të madhe”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Dëshira për artin ka bërë që Blerta të merret me punimin e qeramikës, vitin e kaluar ajo hapi ekspozitën e parë të qeramikës dhe në të ardhmen planifikon të hap edhe një ekspozitë tjetër po me qeramikë. Përveç artit pjesë e debateve në shtëpinë e tyre shpeshherë është edhe politika për vet faktin se kryefamiljari i takon kësaj sfere. Blerta nuk e mohon faktin se shumëherë është bërë pjesë e debatave të politikës, por asnjëherë nuk i shkon mendja të merret me politikë.

Eco Higjiena

“Të jetosh në Kosovë e mos me qenë politika pjesë e jotja s’bënë. Por edhe pse shpesh bëhem pjesë e debatave politike, asnjëherë nuk më shkon mendja të bëhem politikane”, thekson ajo. Blerta edhe pse nuk preferon të bëhet pjesë e politikës, ajo nuk ndjehet e kënaqur me politikën në vend.

Sfera e kulturës është lënë anash dhe sipas saj nuk po bëhet asgjë në këtë drejtim. “Do të isha e kënaqur sikur Kosova të kishte më shumë fokus në art në aktrim e jo fokus veç në politikën e dobët që mbretëron aktualisht”, u shpreh në fund Blerta.