Si rreh zemra dhe dëshira e një “Skifteri” dhe “Intelektuali”
Gjilan – Kanë mbetur më pak se 24 orë gjerë në fillim të derbit të madh “EL Anamorava” në mes Dritës dhe Gjilanit ndërsa dy tifo e klubet “Intelektualët” e Dritës dhe “Skifterat” e Gjilanit secili në mënyrë të vet po bëjnë përgatitjet e fundit para këtij spektakli futbollistik të Kosovës.
Takimi i të premtes në derbin e 21-të do të mbahet në kujtesë të gjatë për shumë dashamir të futbollit, shkallët e stadiumit do të jenë të vogla për të zënë shikuesit, në këtë derbi parashihet të jetë gjithçka impozante e këtë kënaqësi do ta dhurojnë “Intelektualët” dhe “Skifterat”.
Një spektakël të tillë premtojnë edhe dy akterët Buca i “Skifterave” dhe Byqmeti i “Intelektualëve”.
Sipas tyre kjo do të jetë një ditë e veçantë, do të jepet shembull se qyteti i Gjilanit është qytet i futbollit ndërsa për futbollin e Kosovës qyteti i Gjilanit është më tepër se Italia, Anglia, Gjermania e Spanja e shumë vende tjera.
“Kjo ndeshje i jep hijeshi qytetit të Gjilanit dhe futbollit të Kosovës, njerëzit si bleta mblidhen dhe secili kërkon të jep kontributin e tij siç është më së miri shprehet Shaban Buca nënkryetar i tifo klubit “Skifterat”.
Për Taulant Byqmetin i cili dirigjon tifo klubin e “Intelektualëve” në shkallët e stadiumit derbi i 21 është kaptin në vete.
“Do të jetë një spektakël futbollistik, zemra na rreh për këtë derbi do të jetë gjithçka madhështore do të rrahin zemrat por edhe do të ndalën këto i dhuron derbi”.
Këtyre dy tifozerive nuk u mbeten merak derbit evropian siç janë Milan-Inter, Roma -Lazio, Boca Juniors-River Plate, Hajduk-Dinamo, Olympiakos-Panathinaikos e shum derbi të tjerë.
“Ne kemi një derbi që askush nuk e ka, ky derbi ka lindur nga dashuria për futbollin, për 24 orë çdo gjë ndalet së pushuari dhe deri në orët e hershëm të mëngjesit njerëzit festojnë dhe kur vjen koha e ndeshjes shkallët e stadiumit i presin heronjtë e tyre e aty shpërthejnë emocionet, ky derbi është ikonë e futbolli të Kosovës”, shprehet Buca.
Taulant Byqmeti me krenari shprehet:”Në jetën e përditshme jemi qytetar shokë, vëllezër, por gjatë 90 minutave të ndeshjes ne i harrojmë shokët e vëllezërit në stadium jemi armiqtë më të mëdhenj, ne për këto punë i kemi prishur edhe martesat, janë ndarë edhe vëllezërit kjo është jeshia e këtij derbi dhe do të mbetet gjithmonë i tillë”.
Nënkryetari i “Skifterave” Buca tregon se në organizimin e “Skifterave” është gjithçka në rregull për këtë derbi ai ka një porosi të veçantë për kundërshtarët.
“Jemi më të mire se Intelektualët këtë do ta dëshmojmë në derbi, fitorja do t`i takon Gjilanit, kurse tribunat do te dridhen nga “Skifterat”.
Kurse udhëheqësi i “Intelektualëve” Byqmeti shpreson më të mirën për klubin e tij.
” Do të ngadhënjejmë në këtë derbi, këtë e meriton Drita dhe “Intelektualët”, për derbi kemi përgatitur befasira të ndryshme, kurse rivalët tanë do t`i ndjekin ligjëratat nga shkallët e stadiumit”./sylejman ismajli/rajonipress/



