Si ra në duart e policisë i shumëkërkuari Sabit Rashiti

Gjilan – Policia e Gjilanit ka përcjellur një kohë të gjatë bosin e vjedhjeve në Gjilan e Kosovë Sabit Rashitin. Ai dyshohet për dhjetëra vjedhje të rënda nëpër shtëpitë e gjilanasve, por dyshohet se ai ka operuar edhe në qytetet e tjera të Kosovës. Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se i dyshuari S. R. (1992) besohet të jetë i involvuar në vepra të njëjta edhe në rajone tjera të Kosovës ku njësitet e Policisë së Kosovës, nga Stacioni i Gjilanit po koordinohen për zbardhej e tyre edhe me rajonet tjera.
Policia e Gjilanit javën e fundit ka shënuar një sukses të madh pasiqë ka arritur të kap dhe identifikojë grupin më të madh operues të vjedhjeve të shtëpive në lagjet e qytetit në Gjilan, por edhe në qytetet e tjera të Kosovës, raporton rajonipress.
Tashmë prapa grilave ndodhet edhe i shumëkërkuari i policisë Sabit Rashiti. Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se më datën 19 shtator 2014, në stacionin Policor në Gjilan, është raportuar një rast “Vjedhje e rëndë”. Policia e Kosovës njësiti i hetimeve i stacionit policor të Gjilanit, pas një punë intensive mirë të organizuar përmes rrugëve operative, me 26.09.2014, rreth orës 18:00, në rrugën e Prishtinës, kanë ndalur veturën taxi e markës Dacia, me targa vendore.
Në këtë veturë janë gjetur të dyshuarit e kërkuar S.R., B.I. dhe L.M., të cilët janë arrestuar nga ana e policisë.
Ata janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës si të dyshuar për vepra penale të “Vjedhjeve te Renda”.
Në bazë të provave dhe fakteve të dëshmuara edhe në koordinim të ngushtë me njësitet hetuese rajonale të dyshuarit besohet se janë bashkë autor të së paku njëzet veprave penale ,,Vjedhjeve të Rënda”.
I dyshuari S. R. (1992) besohet të jetë i involvuar në vepra të njëjta edhe në Rajone tjera të Kosovës ku njësitet e Policisë së Kosovës, nga Stacioni i Gjilanit po koordinohen për zbardhej e tyre edhe me rajonet tjera tha Hashani.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Shumë gjësende të gjetura gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve pas identifikimit u janë kthyer pronarëve legjitim si kompjuter, laptop e gjësende tjera.
Hetimet rreth rastit janë duke i zhvilluar njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit./rajonipress/