ARKATANA

Si pozita, si opozita, për para e shesin shtetin

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

U ka humbur vlera të gjitha partive politike për faktin se UDB-ja i ka futur elementet e veta në të gjitha partitë politike pa përjashtim.

ANALISTËT KOMENTOJNË MOSREAGIMIN E KLASËS POLITIKE PËR ZHVATJEN EDHE TË 30 MILIONË EUROVE NGA DEVOLLËT

Zeqa: U ka humbur vlera të gjitha partive politike për faktin se UDB-ja i ka futur elementet e veta në të gjitha partitë politike pa përjashtim

“Nëse kjo klasë politike edhe në zgjedhjet e ardhshme i fiton zgjedhjet, atëherë nuk mund të presim asgjë nga ta, sepse këta për para e shesin shtetin, siç është rasti i ‘Z-Mobile’, ku kjo korporatë i bleu të gjithë, si opozitën ashtu edhe pushtetin, sepse askush s’po e kundërshton dëmin që u shkaktua në Arbitrazh”, potencoi analisti Islam Krasniqi

Uji Dea

Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, qoftë ato në nivelin lokal apo atë qendror, do të jenë vendimtare për ndryshimin e kësaj skene politike, shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin dhe korrupsionin, ose vazhdimin e apatisë së përgjithshme dhe thellimit të krizës, derisa populli po e sheh qartë se të gjitha partitë në Kosovë, pa asnjë dallim, pozitë dhe opozitë, për shefa i kanë njerëzit nga korporata e tejinkriminuar ‘DEVOLLI&PRONTO’.

Analisti politik Islam Krasniqi thotë se shpresa e vetme për qytetarët në pritje të zgjedhjeve të reja është dalja në skenë e një subjekti të ri politik, derisa kjo klasë e tanishme politike është korruptuar dhe ka degraduar edhe shtetin.”Qytetarët e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e ardhshme në rend të parë presin një elitë të re, e cila do të bëjë diçka më të mirë për këtë vend, duke filluar nga punësimi, përmasimi i mirëqenies sociale, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare, duke i thyer barrierat që kjo klasë politike na i ka ndërtuar që karshi bashkësisë ndërkombëtare të ndihemi të diskriminuar”, theksoi ai.”Në qoftë së kjo klasë politike edhe në zgjedhjet e ardhshme i fiton zgjedhjet, atëherë nuk mund të presim asgjë nga ta, sepse këta për para e shesin shtetin, siç është rasti i ‘ZMobile’, ku kjo korporatë i bleu të gjithë, si opozitën ashtu edhe pushtetin, sepse askush s’po e kundërshton dëmin që u shkaktua në Arbitrazh”, potencoi më tej analisti Islam Krasniqi shkruan gazeta Kosova Sot.

UDB-ashët minojnë partitë

Nivelin e lartë të lidhjes së politikës me krimin, që i bënë të pashpresë qytetarët dhe i demotivon për të dalë në zgjedhjet e reja, e sheh realitet të hidhur edhe analisti Florim Zeqa.”Se në çfarë niveli të ndikimit kanë rënë partitë politike ndaj korporatave të inkriminuara e vërtetova sot në një takim të rastësishëm me një figurë të lartë politike në pushtet.”U ka humbur vlera të gjitha partive politike për faktin se UDB-ja i ka futur elementet e veta në të gjitha partitë politike pa përjashtim edhe në partinë time”, ishe përgjigjja e tij në pyetjen time: “Si nuk ju vije turp në çfarë gjendje na e degraduat shtetin?!”, tha Zeqa për “Kosova Sot”. “Për shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin e organizuar qytetarët duhet të mobilizohen si asnjëherë me parë për bojkotimin e përgjithshëm të aktivitetit në partitë aktuale politike deri në formimin e një lëvizje të re politike me figura të pastra, të pakorruptuara dhe të padjallëzuara. Në të kundërtën, rrezikojmë që vendi të katandiset akoma më keq nën thundrën e klaneve mafioze dhe korporatave të tejinkriminuara, që kanë kapur dhe ngulfatur tmerrësisht çdo segment të jetës në Kosovë”, tha Florim Zeqa. Ndërsa, analisti Arsim Haziri thotë se qytetarët, përmes organizimit të cilitdo nivel të zgjedhjeve do të prijnë me ndryshimin e tyre, ndryshim i cili mund të kontribuojë në shtyrjen e proceseve, për çka deri më tash kanë qenë të neglizhuar. “Në shoqëritë demokratike, ku rolin primar e luan sovrani, më i larti, politikën, përcaktimin e saj në udhëheqje drejt proceseve të ndryshme, e ka shoqëria, ligji i shumicës. Ligji i shumicës kur konstaton se subjekti ose koalicioni që udhëheq vendin ka shtrembëruar synimin dhe obligimin, ai ndalon dhe nxjerr në zgjedhje përmes një riverifikimi popullor dhe kësisoj ndëshkon me votë”, u shpreh ai. “Ndërsa për paradoksalitet në Kosovë shoqëria kosovare, përkundër kësaj katrahure t? përgjithshme institucionale e shoqërore, vazhdon akoma me t? njëjtin ritëm të funksionimit”, tha Arsim Haziri./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.