Mobi Casa

Si po zhvillohet gjykimi ndaj vrasësve të vëllezërve Lipovica

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në gjykimin kundër Fitim e Ruzhdi Maliqit dhe Besnik Borovcit që akuzohen për vrasje të dyfishtë, ka dëshmuar Ardonis Lipovica, djali i njërit nga të vrarët derisa si dëshmitar u paraqit edhe Ali Xhemajli që të akuzuarit i ka dajë, e njërin nga të vrarët dhëndër.

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit po vazhdon gjykimi ndaj tre të dyshuarve: Fehmi Maliqi, Ruzhdi Maliqi dhe Besnik Borovci. Të tre të akuzuarit janë përgjegjës për vrasjen e Fitim e Asllan Lipovicës (foto), më 14 nëntor 2013.

I dëmtuari Ardonis Lipovica duke rrëfyer para trupit gjykues tregoi se i ka dalë përpara të atit, kur i akuzuari Fehmi Maliqi qëlloi drejt tij. Lipovica ka treguar se çfarë tjetër kishte parë ditën kritike. “Përveç Fehmi e Ruzhdi Maliqit nuk kam vërejtur dikë tjetër nga familja e tyre” ka thënë ai.

Lipovica në këtë seanca e akuzoi Besnik Borovcin se kishte ardhur me paramendim.
“Besniku ka ardhur ekstra për m’u rrahë, ai ka ardhë në pronën time dhe ma kanë vra babën, axhën e krejt”, tha Lipovica, teksa dëshmoi se ia ka parë thikën të akuzuarit Borovci.

“Axhën tim përveç Besnikut, e ka sulmuar edhe Fehmiu “shtoi Lipovica, duke theksuar se iniciator i gjithë kësaj ngjarjeje është i akuzuari Ruzhdi Maliqi.

Gjykimi vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të tjerë. Ndryshe Prokuroria Themelore në Gjilan, departamenti për krime të rënda ka ngritur aktakuzë kundër tre të dyshuarve: Fehmi Maliqi, Ruzhdi Maliqi dhe Besnik Borovci.

GRANDEMALL

Të tre të akuzuarit janë përgjegjës për vrasjen e Fitim e Asllan Lipovicës (foto), më 14 nëntor 2013.

Në aktakuzën e ngritur nga prokurori Shaban Spahiu thuhet se më 14 nëntor 2013 të pandehurit Fehmi Maliqi, Ruzhdi Maliqi dhe Besnik Borovci pa një marrëveshje paraprake me vete pajisen me armë të zjarrta-revole si dhe thika e sëpata, e në bashkëveprim edhe me Bekim Shkodrën nga Kamenica, shkojnë në afërsi të shtëpisë së tani të ndjerit Fitim Lipovica dhe me qëllim të privimit nga jeta për shkak të një konflikti lidhur me shfrytëzimin e rrugës që shpie në drejtim të objektit banesor në ndërtim, të të ndjerit Fitim Lipovica, të akuzuarit Ruzhdi Maliqi e Besnik Borovci fillimisht e sulmojnë me thika tani të ndjerin Fitim Lipovica duke e goditur në kafazin e kraharorit në anën e majtë si dhe në anën e djathtë të syrit të djathtë, ndërsa poashtu me thika e godasin edhe tani të ndjerin Asllan Lipovica dhe atë në anën e djathtë të përparëm të kafazit të kraharorit, në anën e majtë të fytyrës, dhe në maje të ballit.

Sipas aktakuzës Fehmi Maliqi ka shtënë me armë zjarri edhe në drejtim të Ardonis Lipovica.

I akuzuari Fehmi Maliqi ka shtënë katër herë ndaj të ndjerit Fitim Lipovica duke e qëlluar në anën e djathtë të kokës, në anën e majtë të kafazit të kraharorit, në pjesën e përparme si dhe një goditje tangjentore nga të cilat plagë i njëjti ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

Fehmi Maliqi ka vazhduar skenën duke shtënë me armë edhe ndaj të ndjerit Asllan Lipovica ku predhat e revoles depërtojnë në zemër dhe në mushkëri.

Ruzhdi Maliqi i akuzuari tjetër me armë zjarri ka shtënë në drejtim të dëmtuarit Fidan Lipovica duke i dëmtuar boshtin kurrizor. Të gjithë të dyshuarit akuzohen për veprën penale “vrasje rëndë”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.