Eko Higjiena

Si po ia dhuron Albin Kurti Perëndimin Serbisë

/ 6 minuta lexim

Nga Mero Baze – Procesi i bashkëpunimit rajonal mes 6 vendeve të Ballkanit, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës, është pjesë e Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit i themeluar me iniciativën e Kancelares Merkel, bazohet në katër kolona kryesore, në atë të lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë dhe investimeve, tregut të përbashkët të punës dhe digjitalizimit.

Ky proces u thellua më tej në Samitin e Triestes në vitin 2017, ku kryeministrat e gjashtë vendeve, përfshi Kosovën, ranë dakord ta zhvillojnë më tej këtë zhvillim në të katër këto kolonat kryesore.Këto fjali do të duhet ti përsërisim sa herë shfaqet fotografia e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev, pasi na duhet të dëgjojmë të njëjtat spekulime, por me tone të ndryshme.

Ky proces duke marrë parasysh specifikat ballkanike ka krijuar një kornizë fleksibël. Të katër parimet janë të vlefshme për të gjithë vendet që të bashkëpunojnë me njëra tjetrën, por nëse vende të veçanta kanë probleme me njëra-tjetrën mund të mos e aplikojnë por nuk duhet të pengojnë të tjerat.

Tani secili prej këtyre vendeve ka probleme specifike me të tjerat. Kosova ka problem me Serbinë mos njohjen diplomatike, por ka volumin më të madh të tregtisë më te dhe s’ka nevojë për këtë proces për të bashkëpunuar me Serbinë ekonomikisht, pasi e ka në krye të listës së bashkëpunimit ekonomik.Mali i Zi ka problem me tregun e punës me Serbinë por dhe probleme politike të ndërhyrjes së Serbisë në Mal të Zi. Bosnja ka problemin e të qenit shtet jo funksional, pasi atë që ta lejojnë boshnjakët ta bllokojnë serbet e Bosnjës.

Të gjitha këto janë marrë parasysh nga Evropa dhe SHBA kur e kanë mbështetur këtë proces, ndaj korniza e bashkëpunimit është e lire. Nëse Kosova e aplikon këto katër parime me Shqipërinë, ajo praktikisht bashkohet me Shqipërinë, pasi heq kufirin, bashkon tregun e punës, krijon liri për investimet, digjitalizimin dhe procese te tjera. Ajo nuk eshte e detyruar ta aplikojë këtë gjë me Serbinë, pasi e ka këtë liri nga korniza politike e këtij procesi.

Me Serbinë le ta aplikoje, kur ta njohë Serbia.Procesi i Berlinit është proces i krijuar nga Merkeli dhe i mbështetur fuqimisht nga Bashkimi Evropian dhe SHBA. Nuk është as shpikje ballkanike, as shqiptare, e as serbe. Statusi i Kosovës në këtë refuzim nuk është i njëjtë me Malin e Zi apo Bosnjën. Kosova është shtet i cili ka nevojë për SHBA dhe BE pasi është një shtet ende i papërfunduar në arenën ndërkombëtare. Kosova nuk e ka partneritetin me Perëndimin për të shitur speca, por të siguruar mbijetesën e saj si shtet i ri, sidomos përballë Serbisë.

Eco Higjiena

Tani nuk dua të merrem me retorikën boshe të Albin Kurtit, që në një takim vjen dhe i jep mend Evropës se si duhet bërë ky proces, e në tjetrin nuk vjen se e shikon pa perspektivë, por ankohet që s’ka marrë as ftesë.Këto janë huqe njerëzish me komplekse dhe s’kemi pse merremi se liderët janë të përkohshëm.Problem është se Kosova po fillon të formojë një qëndrim zyrtar kundër këtij procesi.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, para një jave i bëri thirrje Bashkimit Evropian nga Sllovenia ta ndalë këtë proces.Ky është një zhvillim serioz, që e izolon Kosovën dhe e dëmton rëndë atë, dhe jo procesi i Berlinit, që këta mendimtarët patriotë po e quajnë Jugosllavia e re.Po qe se ka një rrezik real sot për Kosovën, është që flamurin e Evropës dhe SHBA ta marrë Serbia, e Kosova të mbajë flamurin e perandorisë Osmane në Kongresin e Berlinit, për të cilin Albin Kurti kërkon të futet si temë në negociatat me Serbinë.

Nëse i bëhet një nder Serbisë dhe një dëm i pallogaritshëm Kosovës, është që Serbia të jetë në një tavolinë të krijuar nga Evropa e SHBA për procesin rajonal dhe Kosova të jetë kundërshtare e këtij procesi. Dhe këtë nuk është se e bën nga interesi i Kosovës, por nga dëshira që një lider narcist në krye të saj, të bjerë në sy si njeri që refuzon perëndimin.Gjithë teoritë e tjera të “patriotëve trushpëlarë”, për rreziqet e një procesi perëndimor në rajon, janë çështje psikiatrike jo politike.

Problemi në këtë proces është shumë i thjeshtë: A do jetë Kosova në tavolinën ku e do BE dhe SHBA apo do jetë vetëm Serbia. Debatet e tjera janë pa rëndësi.Kosova po e refuzon zyrtarisht këtë proces dhe kjo është kryengritja e parë zyrtare e Kosovës kundër SHBA dhe BE, që nga viti 1999, kur ata e çliruan nga Serbia. Dhe ky është gjest politik, se praktikisht dy vendet me bashkëpunimin më të madh ekonomik në rajon, në të katër kolonat janë Serbia me Kosovën.

Kjo është hipokrizia e një politikani që sillet sikur ka ardhur në pushtet të ndryshojë SHBA dhe BE, dhe jo për të qeverisur Kosovën. Dhe në finale, Evropën e SHBA po ja lë Serbisë e vetë po mban Sali Berishën dhe ndonjë idjot tjetër vërdallë. Nuk besoj se Serbisë i ka bërë kush ndonjë nder më të madh se kaq. Eshtë gati aq i madh sa nderi që Millosheviçi i bëri Kosovës, duke refuzuar perëndimin dhe duke e bërë Kosovën aleaten më të madhe të Perëndimit. Vetën Albin Kurti po ia del ta ndërrojë partneritetin e Perëndimit në rajon, duke ia lënë Perëndimin si dhuratë Serbisë.