United Hospital

Si po faktorizohen serbët lokalë në Preshevë?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

E diela e 28 janarit, në Preshevë, ishte një ditë e veçantë jo vetëm se kishte karakter të vikendit, por e kishte edhe rëndësinë e saj të procesit zgjedhor.

Pak kush ka pritur se në Preshevë, me përfundimin e rivotimit për zgjedhjet lokale në njësinë numër 5 në Preshevë dhe rezultatet preliminare, kësaj komune t’i kthehet periudha e ferrit të kuq komunist.

Beogradi përmes disa grupacioneve shqiptare arriti të siguroj dy ulëse në parlamentin lokal të Preshevës, i cili jo më larg se në mandatet e kaluara nuk ka pasur asnjë këshilltar serb.

Pakica minoritare serbe po faktorizohen në Preshevë dhe me dy këshilltarët e saj komunalë do ta realizoj planin aksional për kthimin e serbë refugjatë dhe do të vendos se kush nga partitë politikë shqiptare do ta marrë qeverisjen lokale.

FIDANISHTJA

Prej zgjedhjeve të fundit të 24 dhjetorit 2017, Presheva do të flas ashtu siç e dirigjon Beogradi, përndryshe Kuvendi I saj komunal, nuk do të funksionoj kurrë normal, meqë këta dy këshilltarë të pakicës serbe, do ta prishin kuvendin kur të dojë pushteti qendror, duke ia mbajtur krahun herë njërit bllok politik shqiptar e herë bllokut tjetër.

Po ashtu me fitoren e serbëve lokalë në Preshevë, mbeten me gishta në gojë dy parti politike shqiptare me zero votë: Partia e Naser Azirit UDSH dhe ajo e Nagip Arifit PD.

Kështu e ka politika ja rezultati preliminar: APN – 225 vota – gjithsej 6868 vota; PDSH – 77 vota – gjithsej 5030 vota; UDSH – 21 vota – gjithsej 425 vota; LRPDSH – 64 vota – gjithsej 1732 vota; PVD – 164 vota – gjithsej 2735 vota; BDL – 14 vota – gjithsej 454 vota; Lista Serbe – 41 vota – gjithsej 961 vota; PD – 3 vota – gjithsej 334 vota, raportoj jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.