UBT

Si po bëhen trajnimet për zbatimin e metodologjisë bashkëkohore të mësimdhënies

/ 7 minuta lexim
Hidromorava

Nga Nijazi Ramadani – Aftësimi i mësimdhënësve të matematikës, gjeometrisë si profil i veçantë dhe hartimi i testeve) të klasave 1-5 dhe 6-9, si edhe të fizikës, kimisë, biologjisë dhe shkencave tjera për zbatimin e metodologjisë bashkëkohore të mësimdhënies dhe të nxënit në lëndën e matematikës me synim të ngritjes së rezultateve të të nxënit në këtë nivel të arsimit.MASHT-i ka realizuar një projekt pilot në rajonin e lindjes së Kosovës ku pos trajnimit menagjerial të drejtorëve të shkollave janë përfshirë edhe kuadri arsimor i mësimdhënësve në bashkëpunim me GIZ-in dhe KEC-in.

MASHT-i ka realizuar një projekt pilot në rajonin e lindjes së Kosovës ku pos trajnimit menagjerial të drejtorëve të shkollave janë përfshirë edhe kuadri arsimor i mësimdhënësve në bashkëpunim me GIZ-in dhe KEC-in.

Sipas synimeve fillestare bëhet fjalë për aftësimin e mësimdhënësve të matematikës ( dhe gjeometrisë si profil dhe hartimi i testeve) të klasave 1-5 dhe 6-9, si edhe të fizikës, kimisë, biologjisë dhe shkencave tjera për zbatimin e metodologjisë bashkëkohore të mësimdhënies dhe të nxënit në lëndën e matematikës dhe shkencave tjera natyrore ka synim të ngritjes së rezultateve të të nxënit në këtë nivel të arsimit.

Me përvetësimin e këtij programi, sipas kornizës së korrikulës për mësimdhënësit e këtyre niveleve të arsimit të mesëm të ultë(6-9) dhe fillor (1-5) pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje: Sipas hartuesve të këtyre projekteve, Majlinda Mula dhe Qëndrim Gashit, me manualet e tyre është qëllim parësor që mësimdhënësit aftësohen që të zbatojnë në klasat e tyre metoda, teknika dhe strategji të ndryshme të mësimdhënies dhe të nxënit, të cilat lehtësojnë përvetësimin e njohurive dhe zhvillimin e kompetencave të nxënësve të parapara në Kornizën e Kurrikulit dhe rezultatet e të nxënit në lëndën e matematikës.

Pra, “ky program i dedikohet mësimdhënësve të Matematikës në shkollat e mesme të ulta (klasat 6-9), por nga i njëjti mund të përfitojnë edhe mësimdhënësit e shkencave të natyrës që kanë interesim për të avancuar të kuptuarit e koncepteve matematikore në këtë nivel të shkollimit”, citohet Majlinda Mula . Pjesëmarrësit analizojnë sfidat e zbatimit të metodologjive të reja në lëndën e matematikës. Pjesëmarrësit përfshihen në aktivitete praktike për të kuptuar më mirë informacionin që prezantohet. Pjesëmarrësit njihen me strukturën ERR (Evokim, Realizim kuptimi, Reflektim) të organizimit të orës mësimore.

Programi për aftësim dhe çartifikimi i tyre Programi i trajnimit të atyre mësimdhënësve që i ndjekin dhe çartifikohen duke arritur që pas testimit të tyre të pjesëmarrjes së suksesshme të arrijnë mbi 50 përqind të pikëve kryejnë me sukses programin në fjalë të trajnimit. Prandaj synim kanë që pjesëmarrësit shprehin atë që presin personalisht nga ky seminar dhe kujdesen që gjatë aktiviteteve të përfitojnë njohuritë që janë me interes për ta, si dhe të vërejnë rëndësinë e temave për vete, për karrierën e tyre dhe përfitimet e zbatimit të tyre në punë me nxënës.

Qëllimet janë që pjesëmarrësit të identifikojnë aktivitetet të cilat kontribuojnë në zhvillimin e kompetencave të caktuara, si dhe të vlerësojnë rëndësinë e zgjedhjes së aktiviteteve për të shtuar motivimin e nxënësve për të nxënë, Ata arsyetojnë përdorimin e aktiviteteve të caktuara në faza të ndryshme të orës mësimore.

Pjesëmarrësit identifikojnë sukseset dhe problemet në zbatimin e metodologjisë bashkëkohore në klasa, si dhe mënyrat për tejkalimin e problemeve. Ata në fund të trajnimit prezantojnë shembuj të mësimeve model me portofoliet e tyre, të cilat inspektohen nga grupe të pavarura inspektuese, si dhe pas licensimit, iu llogaritën pikët për avancimin e tyre dhe shpërblehen për trajnimet mbi 32 orësh.

Uji Dea

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit reflektojnë lidhur me procesin e monitorimit dhe rolin e tij në përmirësimin e performancës së tyre, si dhe në procesin e licensimit të mësimdhënësve me qëllim që ata të njihen me rezultatet e monitorimit në klasë, për sukseset dhe strategjitë e ndryshme për tejkalimin e vështirësive, si dhe të analizojnë rezultatet e monitorimit të regjistratorit të tyre.

Pjesëmarrësit sipas manualit të trajnimit dhe trajnerëve të çartifikuar nga MASHT-ti dhe GIZ-i gjerman, analizojnë qëllimet e vlerësimit, format e ndryshme të vlerësimit të njohurive dhe shkathtësive të nxënësve, sidomos format e vlerësimit të punës në grup, vlerësimit nga shokët/shoqet dhe për vetë-vlerësim, aftësohen në përpilimin e testeve për vlerësim objektiv të nxënësve.

Ata identifikojnë karakteristikat e formave të ndryshme të vlerësimit dhe përshtatshmërinë e zbatimit të tyre me rastin e vlerësimit të nxënësve, aftësohen për hartimin e matrixës së testit dhe përpilojnë një test në grup duke u bazuar në matricën e tyre të testit, ka deklaruar Festim Shkodra, trajner i grupit të parë që Qendrën Didaktike në Gjilan. Gjatë këtij trajnimi janë paraqitur si nevojë në skedat e daljes për nevojën e praktikimit dhe zbatimit të tyre nëpër shkollat tona.

Sipas manualit të programit pjesëmarrësit janë të obliguar që të marrin pjesë në mbi 90% të programit të trajnimit. Kjo d.m.th. se pjesëmarrësit duhet të vijojnë me rregull seancat e trajnimit, si dhe takimet gjysmë-ditore në shkallën mbi 90%. Nëse pjesëmarrësi për shkaqe objektive nuk ka mundësi të vijojë ndonjë seancë të trajnimit ose të takimeve gjysmë-ditore, atëherë ai/ajo është e obliguar që të kontaktojë të paktën trajnerin kryesor në mënyrë që të sqarojë shkaqet e pamundësisë së vijueshmërisë.

Trajneri në bashkëpunim me koordinatorin e programit të trajnimit vendosin lidhur me aryeshmërinë e mungesës dhe plotësimin e këtij kriteri për certifikim. Dosjen e kompletuar dhe të bashkangjitur me të edhe mendimin e kolegëve dhe të dy deri tre koleg të juaj.

Në përmbyllje, sipas manualit në pajtim me ekspertin për monitorim duhet të dakordohen lidhur me kohën e realizimit të monitorimit të një ore mësimore. Kjo duhet të bëhet brenda kohës sa zgjatë programi i trajnimit. Para monitorimit të orës, mësimdhënësi duhet të dorëzojë tek eksperti përgatitjen ditore dhe të sqarojë shkurtimisht planifikimin e orës mësimore. Gjatë orës mësimore, eksperti plotëson fletën e monitorimit. Pas orës mësimore, eksperti realizon me mësimdhënësin një intervistë lidhur me suksesin e arritur gjatë orës mësimore, si dhe ndonjë problem eventual që e ka përcjellur orën e monitorimit.

Rezultatet e monitorimit të orëve mësimore do të diskutohen në mënyrë të përgjithshme gjatë takimit gjysmë-ditor duke vënë në pah sukseset dhe problemet në përgjithësi që janë hasur gjatë monitorimit dhe jo në mënyrë eksplicite duke përmendur emra të përveçëm.

Nëse duan të avancohen ata duhet të arrijnë suksesin mbi 75% në testin pas trajnimit për të plotësuar këtë kusht për certifikim, ndërsa mbi 90% për të fituar të drejtën për të marrë pjesë në trajnimin për trajnerë, sepse rajonet tjera pritet që së shpejti të mbulohen me këtë program trajnimi./rajonipress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.