ARKATANA

“Si në kohët e vjetra”, look-u i ri e ktheu Çiljeta Xhilagën pas në kohë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Çiljeta Xhilaga është tepër aktive në rrjetet sociale ku ndan herë pas herë detaje nga përditshëmira e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka bërë të ditur se ka ndryshuar sërish look dhe kësaj here është rikthyer shumë vite pas në kohë.

Me siguri ju kujtohet Çili me flokët bjond me fije. Epo, kjo pamje është realizuar sërish dhe na bëri nostalgjikë për kohët kur këngëtarja këndonte “Do ti do”.

“Si në kohët e vjetra”- ka shkruar Ciljeta krahas fotos.

Uji Dea

Kujtojmë se para pak kohësh, babai i Çiljeta Xhilagës humbi jetën pas një beteje disa ditore me Covid-19. Ai po trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte luftën me virusin tinëzar. Lajmin e trishtë e konfirmoi edhe Çiljeta, që bëri një postim zemërthyes në rrjete sociale.

Ndërkohë së fundmi në një intervistë për emisionin “Jashtë loje”, Çiljeta ka rrëfyer e prekur momentet e fundit me të atin. Ajo tha se para se ta përcillnin për në banesën e fundit i dha të atit një porosi, të cilën e kishte shumë merak. Këngëtarja u shpreh se ende nuk e beson që i ati është ndarë nga jeta, sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt.

“Ndonjëherë nuk e besoj, sepse më duket sikur është akoma në shtëpi dhe do e marr në celular. Kam pasur një baba shumë fisnik. Kur ishte për t’u diskutuar më kollaj merresha vesh me babin se me mamin, ai thoshte gjithmonë 2 fjalë dhe të sakta. Nuk më ka lënë asgjë mangët, më çonte kudo. Gjithmonë thosha me regjimin që mbante do shkonte 100 vjeç.

Besimi në Zot më ka bërë shumë të fortë tek pjesa e vdekjeve, sepse më parë e kisha fobi të shkoja në varreza apo të shohë njerëz të vdekur. Nuk kam për ta harruar kurrë në jetën time, ditën që përcollëm babin për në banesën e fundit i thashë atij djalit kur e hapi arkivolin të lutem t’i lë një porosi babit. I lashë një porosi që e kisha shumë merak. I thashë babi mos harro kur të dalësh përpara Allahut mos harro 5 gjërat kryesore: Feja jote është Islami, Profeti yt është Muhamedi, Libri yt është Kurani dhe Feja jote është Islami”, rrëfeu Çiljeta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.