Si ndikon pozicioni i gjumit në shëndet
Sa herë shtriheni në shtrat për të bërë një sy gjumë me siguri e mendoni se si do të flini, në shpinë, në krah apo në bark?
Pavarësisht se shkencërisht nuk ka lidhje të forta të pozicioneve të gjumit me problemet si dhimbja e shpinës, gërhitja, personaliteti apo sa shpesh zgjoheni gjatë natës, megjithatë ekzistojnë disa lidhje interesante mes këtyre fakteve.
1.Të fjeturit në bark: Nëse ju pëlqen të flini në bark, ju mund të jeni person i shqetësuar dhe i tronditur dhe kështu të fjeturit në këtë pozicion ju bën të ndiheni më mirë. Nëse e preferoni këtë mënyrë të të fjeturit, ju duhet të përdorni jastëk shumë të butë apo edhe fare për të mbajtur qafën mirë.
- Të fjeturit në bark – pozicioni i rënies së lirë: Rreth 7 për qind e popullatës flenë në këtë mënyrë. Ju gjuheni në krevat me duart e vendosura rreth jastëkut dhe kokën në njërën anë. Nëse kjo është pozita juaj e preferuar e të bërit gjumë, hulumtimet thonë se ju mund të jeni person shumë social dhe me mendje të hapur, por në anën tjetër nuk jeni shumë i hapur ndaj kritikave.
- Të fjeturit në shpinë: Ky pozicion mund të shkaktojë më pak dhimbje të shpinës. Mirëpo, nëse tashmë keni dhimbje shpine, kjo do ta përkeqësojë gjendjen tuaj. Nëse gërhitni ky pozicion i gjumit e bën ende më problematike këtë.
- Të fjeturit në krah: Më shumë se 40 për qind e njerëzve flenë me trupin e kthyer anash. Është pozita më e preferuar nga femrat për të fjetur. Disa hulumtime thonë se njerëzit që flenë në këtë pozitë janë më të shoqërueshëm, më të dashur dhe më të ndjeshëm.
- Nëse gërhitni gjatë gjumit: Për të mbajtur nën nivel gërhitjen, pozita më e preferuar e gjumit është të fjeturit në krah.
- Nëse keni dhimbje shpine: Të fjeturit në krah fiton edhe në këtë rast. Për t’i bërë më shumë presion të pasmeve dhe shpinës, mund të vendosni jastëk ndërmjet këmbëve.
- Nëse jeni shtatzënë: Edhe gjatë shtatzënisë, të fjeturit në krah është pozita më e preferuar. Gjatë kësaj periudhe, të fjeturit në krah të majtë tek nënat preferohet më shumë mjekët pasi foshnja mund të furnizohet më mirë me gjak dhe me ushqim nga nëna.