Fundamenti

Si ndikon pirja pasive e duhanit tek fëmijët tuaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

N​ëse pini duhan gjatë shtatzënisë, ju rrisni shanset e fëmijës suaj për të pasur probleme të mushkërive të tilla si astma.

Pirja pasive e duhanit është një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e astmës gjatë fëmijërisë. Ekspozimi ndaj duhanpirjes pasive mund të shkaktojë astmë te fëmijët të cilët janë tashmë të predispozuar gjenetikisht për këtë gjendje.

Fëmijët tuaj kanë më shumë mundësi të vuajnë nga infeksionet e veshit, infeksionet serioze të gjoksit, astmës dhe kollitjes, nëse ju jeni një duhanpirës.

Fëmijët me astmë që janë të ekspozuar në mjedise me tym duhani duan më shumë kohë për t’u shëruar nga simptoma të astmës sesa ato që nuk janë të ekspozuar.

Çfarë mund të bëni ju

Mos pini cigare.

Uji Dea

Minimizoni ekspozimin tuaj ndaj tymit të duhanit duke vënë shenja të tilla si “Ndalohet duhani” në shtëpinë tuaj dhe mjediset e punës për të inkurajuar familjen, miqtë dhe kolegët për të mos tymosur rreth jush.

Kërkoni ambjente ku nuk pihet duhan kur jeni duke ngrënë jashtë ose udhëtuar për t’ju ndihmuar për të reduktuar ekspozimin tuaj ndaj tymit.

Në vendet e zhvilluara, në pjesën më të madhe të vendeve të punës, restoranteve dhe vendeve publike nuk lejohet me ligj pirja e duhanit, dhe në disa shtete është shkelje e ligjit duhanpirja në makinë kur në të ka fëmijë nën moshën 16 vjeç.

Nëse nuk jeni në gjendje për të shmangur një zonë ku pihet duhan, merrni ilaçin tuaj qetësues para se ju të ekspozoheni.

Mbani astmën tuaj nën kontroll. Kontrolli i mirë i astmës do të thotë që ju jeni të pajisur mirë për të trajtuar në mënyrë efektive ekspozimin ndaj pirjes pasive të duhanit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.