RCCOLA

Si ndikon një orë gjumë në ditë në shëndetin tuaj

/ 1 minutë lexim

Dobitë e gjumit janë të njohura, duke qenë se konsiderohet si ilaç për të na qetësuar dhe rikthyer energjitë.

Një studim amerikan i “Allegheny College”, i drejtuar nga Ryan Brindle dhe Sarah Conklin ka zbuluar se të fjeturit një orë gjatë ditës, redukton stresin dhe ul tensionin e gjakut.

UBT

Studimi nënvizon gjithashtu se mungesa e gjumit stimulon problemet e zemrës dhe hipertensionin.

Në studim u përfshinë 85 studentë, ku një pjesë fjeti një orë në ditë dhe grupi tjetër jo. Nga krahasimi i të dhënave u zbuluan dobitë që përftonin personat që kishin fjetur.