United Hospital

Si ndikon kualiteti i gjumit në shëndet dhe mirëqenie

/ 2 minuta lexim
HW

A e dini se sa i rëndësishëm është gjumi për shëndetin tuaj të përgjithshëm? Siç duket, mungesa e gjumit mund të ndikojë te ne në mënyrë drastike.

Studimet kanë dëshmuar se personat të cilët nuk flenë mjaftueshëm, në përgjithësi funksionojnë më dobët sesa ata që flenë mirë.

Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën si funksionojmë, por edhe me atë se si e kemi disponimi.

Ditëve të sotme, ne mund të kemi probleme me gjumë si pasojë e jetës së ngarkuar dhe sasisë së kohës që na marrin pajisjet teknologjike.

Telefonat tanë të mençur luajnë rol kyç në kualitetin e gjumit, por prapëseprapë njerëzit refuzojnë t’i shmangin ata dhe të bëjnë gjumë të mirë.

Më poshtë i keni disa mënyra se si ndikon gjumi në shëndetin dhe mirëqenien tonë.

Gjumi ndikon në mënyrën se si mendojmë

A keni pasur ndonjëherë vështirësi të merrni vendime të thjeshta?

Fundamenti

Nëse po, kjo mund të jetë si pasojë e mungesës së gjumit, sepse aftësitë tona të mendimit dobësohen kur ne nuk bëjmë gjumë të mirë.

Gjumi ndikon keq në disponimi tonë

Kjo është një nga disavantazhet më të njohura të mungesës së gjumit.

Nëse nuk flini mjaftueshëm, ju do të irritoheni edhe me gjërat më të vogla, e kjo është e rrezikshme sepse jeni më të prirë të keni më shumë konflikte me miqtë dhe familjarët.

Vigjilenca ju dobësohet

Kur nuk keni fjetur mirë, edhe vigjilenca juaj është ndikuar nga kjo.

Kjo nënkupton se nëse punoni në një punë ku duhet të jeni tërë kohën vigjilent, atëherë do të keni probleme.

Por edhe nëse nuk keni punë të tillë, ju prapëseprapë mund të keni aksidente si pasojë e mungesës së vigjilencës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.