Hidromorava

Si ndikojnë llojet e qepëve në shëndetin tuaj?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Qepa i takon Allium-it nga familja e zambakut e në të afërmet e saj përfshihen hudhra, preshi, si dhe të gjitha llojet dhe nënllojet e qepës.

Qepa e re

Qepa e re është e pasur me vitamina C dhe K, që janë të nevojshme për zhvillim normal të eshtrave. Vitamina C ndihmon në sintezën e kolagjenit që i bën eshtrat të fortë dhe e rrit dobinë e kalciumit nga ushqimi, derisa vitamina K luan rol të rëndësishëm në mbajtjen e dendësisë së tyre. Në qepën e re gjithashtu ka vitaminë A, e cila është e nevojshme për organizmin për ruajtje të shëndetit të syve. Është zbuluar që qepa e re mbron sytë nga infektimet. Qepa e re është e pasur me kombinimin sulfurik të alil sulfidit, që redukton rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë.

Preshi

Përmban sasi të dukshme të bioflavonoidit kempferol, që është treguar si mbrojtës i mirë kundër dëmtimeve të enëve të gjakut, duke përfshirë edhe ato nga ana e oksigjenit reaktiv. Edhe pse shpesh e shpërfillur, përqindja e acidit folik në presh luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit. Acidi folik është vitaminë e rëndësishme e grupit B, që mbështet sistemin kardiovaskular, duke e ekuilibruar përqindjen e homocisteinave në organizëm. Në presh është e pranishme edhe një sasi e madhe e polifenoleve. Polifenoli mbron enët dhe qelizat e gjakut nga oksidimi dëmtues.

Qepa e kuqe

FIDANISHTJA

Ngjashëm me preshin, qepa e kuqe është përgjegjëse për shëndetin kardiovaskular, por gjithashtu është e rëndësishme në parandalimin e kancerit. Ekstrakti i qepës së kuqe, i pasur me shumë sulfide parandalon rritjen dhe zhvillimin e qelizave të tumoreve. Qepa e kuqe është një mjet i shkëlqyeshëm natyral antibakterial. Me konsumim të ushqimeve të pasuruara me qepë të kuqe, është e mundur që ta forconi imunitetin, që do të thotë se këtë sezon do ta kaloni pa ftohje dhe grip, e është edhe më efikase në parandalimin e sëmundjeve bakteriale. Një studim nga viti 2009 ka zbuluar se personat, që konsumojnë rregullisht qepë të kuqe kanë eshtra më të fortë. Te personat e moshuar që hanë qepë të kuqe rreziku për thyerje të ijës është për 20 për qind më i ulët. Arsye për këtë, thonë shkencëtarët, është kuercetina dhe antioksiduesit e tjerë në qepë.

Qepa djegëse

Qepa djegëse ka më shumë vlera ushqyese sesa llojet e tjera. Ka më shumë antioksidues, minerale dhe vitamina sesa qepa e zakontë. Përmban vitaminë A, që shërben si antioksidues i fortë gjatë mbrojtjes së organizmit nga kanceri mushkërive, i fytit dhe gojës. Përveç vitaminës A, përmban edhe shumë minerale dhe elektrolite si hekuri, kalciumi, bakri, kaliumi dhe fosfori.

Hudhra

Hudhra është burim i pasur me krom, mineral ky që u ndihmon qelizave që në mënyrë të duhur të reagojnë në nivelin e insulinës në gjak. Në atë proces hudhra e rregullon veprimin e insulinës, përkatësisht nivelin e sheqerit në gjak te njerëzit që vuajnë nga diabeti. Sasia e vitaminës C dhe manganit në hudhër ndihmon në trajtimin e ftohjes dhe gripit me veprim kundër inflamacionit. Piridoksina dhe vitamina B në anën tjetër luftojnë kundër gjendjeve nevrotike.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.