Si ndikojnë disa filxhanë me kafe në mëlçi dhe në shëndetin e përgjithshëm?

Kafeja përmban përbërës që kanë një ndikim të mirë në shëndetin tonë, duke përfshirë atë të mëlçisë. Këtu hyjnë antioksidantët, materiet ushqyesve dhe vitaminat.
Niveli i lartë i antioksidantëve ndihmon në parandalimin e shfaqjes së llojeve të ndryshme të kancerit, për shembull kancerit të mëlçisë, fytit, gojës, prostatës, zorrës së trashë. Përveç kësaj, kafeja përmban polifenole, përbërësit bimore me veti të forta antioksiduese që parandalojnë inflamacionin në tru.
Ekspertët në Klinikën Mayo në Shtetet e Bashkuara thonë se pirja e kafesë mund të ketë një numër përfitimesh shëndetësore dhe se na mbron kundër shfaqjes së sëmundjes Parkinson, diabetit të tipit 2 e madje edhe karcinomës së mëlçisë. Kafeja, gjithashtu, përmirëson funksionin njohës dhe zvogëlon rrezikun e depresionit.
Një studim i vitit 2013, i kryer në mesin e studentëve, tregoi se rreziku i vetëvrasjes është 45 për qind më e ulët te njerëzit që pinin dy deri në tre filxhanë kafe në ditë. Studimi më i madh deri më tani është kryer në një kampion prej 400.000 meshkujsh dhe femrave të moshës 50 deri në 71 vjeç dhe ka zgjatur më shumë se 10 vjet.
Studimi zbuloi se ata që pinë kafe kanë më pak të ngjarë të vdesin nga sëmundjet e zemrës, sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes, goditjes në tru, diabetit dhe infeksioneve.
Këto janë disa nga materiet ushqyesve (në sasinë prej 250 ml kafe) si dhe përqindja e elementeve ndaj dozave të rekomanduara ditore RDA (Recommended Daily Allowance):
– Mangan – 3% e RDA
– Magnez – 2% e RDA
– Kalium – 3% e RDA
– Vitaminë B1 (tiamin) – 2% e RDA
– Vitamina B2 (riboflavin) – 11% e RDA
– Vitaminë B3 (niacin) – 2% e RDA
– Vitamina B5 (acidi pantoten) – 6% e RDA
– Fosfor – 1% e RDA
– Acid folik – 1% e RDA
/GazetaExpress/.