GRANDEMALL

Si ndihmojnë ushtrimet fizike në lënien e duhanit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ushtrimet fizike janë të mira për secilin person – por ato ofrojnë edhe bonuse të veçanta për duhanpirësit që përpiqen ta lënë duhanin.

Telegrafi ju sjell disa nga mënyrat se si ushtrimet fizike ndihmojnë në lënien e duhanit.

Apetit më i vogël. Mund t’ju duket e çuditshme, por reagimi natyral ndaj ushtrimeve modeste të rregullta është një nivel më i zvogëluar i urisë. Sipas studimeve të ndryshme, ushtrimet e zvogëlojnë prodhimin e grelinit, hormon i cili e rritë apetitin, dhe e promovon prodhimin e peptidit YY – i cili e zvogëlon apetitin.

FITORJA

Pas stërvitjeve, normalisht, duhet të ushqeheni në mënyrë që ta zëvendësoni energjinë e humbur. Por është e rëndësishme çfarë ushqime zgjedhni!

E kufizon shtimin e peshës. Shumica e njerëzve thonë se pirja e duhanit iu ndihmon ta shmangin shtimin e peshës. Kur heqin dorë nga duhani, ata e gjejnë një lojë tjetër për të ‘luajtur’: ushqimin! Ushtrimet fizike ndihmojnë në mos shtimin e peshës pas lënies së duhanit.

Ushtrimet fizike e menaxhojnë stresin. Shumica e njerëzve pinë duhan si mënyrë për ta larguar ankthin social dhe stresin – por e vërteta është se duhanpirja vetëm sa e fut trupin nën stres. Ushtrimet fizike ndihmojnë në menaxhimin e stresit, dhe janë zëvendësim i përsosur për duhanin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.