GRANDEMALL

Si ndihmojnë lëngjet e ndryshme në organizmin e njeriut?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Lëngjet mund të kombinohen ose të konsumohen si të vetme. Secila bimë në vete përmban diçka të dobishme, që ndikon pozitivisht në një sëmundje të caktuar. Trangulli është diuretik, luleradhiqja përmban substanca për forcim, e rrënja e gjethes së rrepkës qetëson.

Lëngu nga luleradhiqet

Luleradhiqja neutralizon sasinë e tepërt të acideve dhe normalizon sistemin bazik në organizëm. Prej luleradhiqes përdoret gjethja dhe rrënja, lëngu i freskët fitohet me zierjen, e mund t’i shtoni edhe pak lëng panxhari. E lini të qëndrojë për 30 minuta dhe sasinë e pini gjatë gjithë ditës. Ndihmon edhe te sëmundjet e eshtrave.

Lëngu i specave

Specat janë të pasur me silicium, që është i mirë për punën e gjëndrave dhjamore dhe kanalet e tëmthit. Rreth 50 mililitra të këtij lëngu u bëjnë mirë të gjithë atyre, që vuajnë nga gazrat në stomak. Specat duhet pastruar dhe t’i zieni. E procedoni dhe e pini — një gotë në ditë.

Lëngu nga majdanozi

ARKATANA

Majdanozi ndihmon punën e gjëndrave mbrojtëse të veshkave. Me sukses përdoret edhe te sëmundjet e ujit, problemet me traktin urinar dhe sëmundjet e organeve gjenitale, si te meshkujt, po ashtu edhe te femrat. Lëngu është i fortë dhe nuk duhet konsumuar në sasi të madhe. Mjaftojnë 30 deri 60 ml në ditë. Zihet si çaj i zakonshëm. Majdanozin e freskët e përzieni me ujë të vluar, të qëndrojë gjysmë orë, e më pas ta pini.

Lëngu nga rrepka

Ky është një lëng shumë i fortë dhe duhet ta pini në kombinim me lëngun nga karota. Përtërin mukozën, qetëson dhe e pastron organizmin. Rrënja dhe gjethet e bimës (një grusht) i zieni për një orë. Le të ftohet dhe procedoni tutje. Aty ia shtoni edhe lëngun nga karota. Masën e fituar e pini gjatë ditës në gllënjka të vogla, para gjellës.

Lëngu nga trangujt

Lëngu nga trangujt përmban kalium dhe është i mirë për uljen e shtypjes së lartë të gjakut, forcon mishin e dhëmbit, thonjtë, flokët, ndihmon te reuma… Dy tranguj me madhësi mesatare i pastroni mirë, preni majat dhe i preni në rriska. I hidhni në blender. Lëngun nga trangujt mund ta kombinoni me lëngun nga karota, që i forcon edhe më shumë enët e gjakut dhe zemrën.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.