Si mund t’ju ndihmojnë mandarinat me pagjumësinë? Ja ç’duhet të bëni

Shkencëtarët kanë përcaktuar 75 forma të ndryshme që lidhen me pagjumësinë, duke filluar që nga problemet e gërhitjes, te dhimbja e këmbëve, të folurit në gjumë, e deri tek aritmitë dhe çrregullimet e zemrës.

Rreth 31% e njerëzve, përfshirë fëmijët dhe adoleshentët mund të kenë më shumë se një çrregullim të tillë në të njëjtën kohë dhe për më tepër, mund ta kenë edhe për shumë net rresht, pra në formë kronike, sipas “Eat This”.

Stresi, depresioni dhe shqetësimet janë shkaqet kryesore që çojnë në pagjumësi. Sëmundjet e ndryshme janë një tjetër shkak i mundshëm dhe veçanërisht nëse ka dhimbje apo siklet.

Gjumi luan një rol kyç në një sërë procesesh metabolike, sakaq mungesa e tij sjell pasoja të rënda shëndetësore, duke rritur rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe diabeti.

Por jo vetëm kaq! Pagjumësia ka ndikim negativ në gjendjen shpirtërore, kujtesën, por edhe tek aktivitetet e tjera të përditshme.

Nëse keni kohë që nuk arrini të mbyllni sytë, edhe pse keni provuar teknika dhe receta nga më të çuditshme, çaji i mëposhtëm është ajo që ju nevojitet.

Përbërësit e tij kryesor janë lëkurat e mandarinës, të cilat përdoren gjithashtu për problemet e sistemit tretës, stresin, ulcerën gastrike, si dhe ulin nivelet e larta të kolesterolit dhe glukozës në gjak.

Ju nevojiten 500 ml ujë, 1 lugë gjelle kamomil i grirë, disa gjethe sherebelë e thatë, 1 lugë gjelle mjaltë dhe lëkura mandarinash. Zieni të gjithë përbërësit bashkë, më pas filtrojeni dhe shtojini mjaltin, i cili preferohet të jetë organik. Pijeni 1 orë para se të shtriheni.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).