UBT

Si mund të reduktoni stresin duke ngrënë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Natyrisht që ju ka ndodhur jo pak herë të konsumoni ushqime nga stresi, sidomos kur ndodheni nën trysninë e punës, apo të telasheve të përditshme, pa vënë re sasinë dhe cilësinë e ushqimit.

Duket si çudi, fakti që mund të ulesh stresin duke ngrënë, apo jo? Natyrisht që ju ka ndodhur jo pak herë të konsumoni ushqime nga stresi, sidomos kur ndodheni nën trysninë e punës, apo të telashëve të përditshme, pa vënë re sasinë dhe cilësinë e ushqimit. Atëherë e mira do të ishte të hanit ushqime, të cilat mund t’ju ndihmojnë realisht të evitoni stresin dhe të akumuloni kalori të panevojshme. Nga përvoja jonë në këtë fushe, mund t”ju them, që shkaku kryesor i mbipeshës mbetët pikërisht, ushqimi qeë konsumohet për t”ju përgjigjur stresit, gjë që të gjithë në e bëjmë, zakonisht “pa dashje”. Sigurisht që nutricionistet mendojnë ndryshe për këtë teme.

Fillojmë me radhitjen e ushqimëve që mund të konsumoni për të reduktuar stresin:

Portokallët- Vitamina C në to favorizon normalizimin e tensionit të gjakut, uljen e nivelit të kortizolit, si dhe rrit imunitetin e organizmit tuaj.

Patatët- Veçanërisht këto mund të reduktojnë shumë natyrshëm stresin, sepse patatët plotësojnë nevojën e organizmit për karbohidrate kur organizmi juaj gjendet nën stres. Fibrat që ato përmbajnë ndihmojnë për të asimiluar karbohidratët ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme.

Kajsitë e thata- Janë të pasura me magnezium, gjë që i bën të dobishme për të ulur stresin dhe të relaksojnë natyrshëm muskujt tuaj.

Bajamet, fistikët dhe lajthitë- Vitamina B dhe E në to rrisin imunitetin e organizmit tuaj, ndërsa ju ndihmojnë gjithashtu të ulni tensionin e gjakut.

FIDANISHTJA

Gjeli i detit- Një nga ushqimet tipike të dietave, që rekomandohet pikërisht se përmban një aminoacid i cili nxit prodhimin e serotonines, pasi kjo e fundit përmirëson ndjeshëm gjendjen shpirtërore. Si rrjedhojë ulet stresi dhe gjithë organizmi qetësohet.

Spinaqi- Përmban magnezium, çka do të thotë se rreth 100 gram spinaq, ju plotësojnë 40% të nevojavë ditore për magnezium.

Bananët, avokado, brokoli- Dhe zarzavate të tjera jeshile, ndihmojnë organizmin tonë të evitojë natyrshëm stresin.

Sigurisht, që duhet të kontrolloni sasitë që konsumoni nga ushqimet e mësipërme, pasi ekzagjerimi i secilës prej tyre në sasi, mund të rezultojë në kalori të tepërta.

Do t’ju këshilloja ndërkohë, të përpiqeshit sadopak të kryenit aktivitet fizik, lëvizje, ecje, për të shmangur gjendjet stresante, si dhe në pamundësi të këtyre aktivitetëve, të ndiqnit një program të efektshëm dobësimi, në një qendër të specializuar estetike. Seanca shumë të efektshme anti-stres, kryhen në relaks të plotë me anë të aparaturës se Kromoterapisë, pasi ju me parë të keni kryer Testin e Stresit

Burimi i shumë shqetësimeve dhe problemeve në organizëm është pikërisht stresi dhe nëse bëjmë përpjekje të çlirohemi sadopak prej tij, kjo do të kishte efekte pozitive të dukshme për shëndetin tonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.