United Hospital

S’i jepet e drejta e punës në Gjermani, kosovari kërkon të kthehet në vendlindje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në mbrëmjen e të shtunës, një kosovar është paraqitur te patrulla e Policisë Federale në Aeroportin e Munihut, nga e cila ka kërkuar që t`i mundësohet të kthehet në Kosovë. Kosovari ka thënë se ai ka menduar që kërkesa për azil nënkupton automatikisht edhe të drejtën e punës, shkruan wochenblatt.de.

I riu 19 vjeçar i ka treguar policisë se në Gjermani kishte ardhur nga Kosova po atë ditë, i trafikuar me një kamion, transmeton albinfo.ch. Pastaj është paraqitur në qendrën e pranimit të refugjatëve ku ka dorëzuar dokumentin e tij kosovar të identifikimit.

UBT

Me atë rast atij i është thënë se gjatë periudhës sa zgjat procedura e kërkimit të azilit nuk kishte të drejtë pune. Për këtë arsye ai dëshiron që menjëherë të kthehet në Kosovë pasi që edhe nuk kishte bazë për azil duke qenë se në vendin e tij nuk ishte i përndjekur.

Por, duke qenë se i janë marrë dokumentet kosovare, ai tash nuk kishte mundësi të kthehej në Kosovë menjëherë, përcjell albinfo.ch. Ai është detyruar të paguajë një gjobë për qëndrim ilegal në Gjermani dhe duhet ta lëshojë vendin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.