UBT

Si i goditi Heldt politikanët: Vizat do të hiqen për qytetarët, jo për shkak të atyre me 2-3 pasaporta e që flasin me zë të lartë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt iu është drejtuar qytetarëve të vendit në ditën kur Gjermania ka marrë edhe zyrtarisht presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian, raporton Gazeta Express.

Me anë të një video mesazhi, Held ka premtuar kosovarët se Gjermania do të angazhohet fuqishëm për heqjen e vizave.

Madje, kur ka folur për heqjen e vizave, ai ka pasur edhe një mesazh për politikanët e vendit.

Fundamenti

“Kur do të ndodhë liberalizimi i vizave që unë besoj që do të ndodhë shumë shpejtë kjo nuk do të jetë për shkak se disa po flasin me zë të lartë, kjo do të jetë për shumicën e heshtur dhe anonime. Qytetarëve të këtij vendi që punojnë me zell dhe i binden ligjit”, ka thënë Heldt, duke shtuar se sistemi arsimor dhe shëndetësor në Kosovë, janë keq përkundër përkrahjes milionëshe të BE’së.

“Një autostradë në perëndim të Kosovës ku janë lidhjet për Pejë dhe ajo për Mitrovicë nuk kanë përfunduar akoma. Kjo ju bën të mendoni për shpenzime enorme të parasë. Kjo autostradë me koston e planifikuar arrin një shumë që është pothuajse sa gjysma e buxhetit vjetor të këtij vendi”, ka thënë Heldt.

Sipas tij, përveç liberalizmit të vizave, prioritet i Gjermanisë është edhe dialogu Kosovë – Serbi. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.