Uji Dea

Si e zhvilloi FC Drita kampionatin 2021/22 ?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – FC Drita nga 36 paraqitje gjatë kampionatit 2021/22 ka përfunduar me 64 pikë dhjetë pikë më pak se kampioni Ballkani, dhe dy më shumë se rivali i saj SC Gjilani, që është renditur në pozitën e tretë.

FC Drita nieherit ka arritur të jetë në finale me Llapin e Podujevës për Kupën e Kosovës, ndërsa sivjet do të luaj në UEFA Conference League.

Futbollistët e FC Dritës gjatë tërë kampionatit ishin rival i denjët i Ballkanit e Gjilanit për titull të kampionit, por në 10 javët e fundit për shkak orarit e problemeve të stadiumit e lëndimeve të cilat i pati u deshtë të kënaqet me pozitën e dytë.

Futbollistët e Dritës nga 36 ndeshje të zhvilluara kanë fituar 59,26 përqind të pikëve, ndërsa sulmuesit e saj shënuan plot 66 herë në portat kundërshtare, ndërsa mbrojtja e saj ishte më e mira në Superligë duke mos lejuar që porta e portierëve Maloku e Rexhepi të mos tunden më shumë se 25 herë.

Hidromorava

Në radhët e sulmuesve më efikasi ishte Simonovski i cili shënoi 15 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës i përcjellur nga Tahiri e Namani të cilët shënuan nga 7 gola, Ajzeraj e Muja nga 4, ndërsa Kryeziu e Fazliu shënuan nga 3 gola.

Skuadra e Dritës mundet ta quan të suksesshëm këtë kampionat pas largimit të shumë futbollistve, ndërsa kryesia e Dritës më tepër ishte përqendruar në futbollist të rinjë duke ndërtuar skuadrën për kampionatin e ri. Për tu përshëndetur tek skuadra “bardhekaltër” është se gjatë 36 javëve dhe ndeshjet për Kupë të Kosovës, kryesia dhe trajneri i saj, Ardian Nuhiu i cili ju vazhdua kontrata edhe për tri vite të ardhshme, kishte qasje me gazetar e cila ishte shumë transparente, duke organizuar çdo javë.

Kjo nismë e kryesisë së Dritës të konferencave me gazetarë është e vetmja në Kosovë. FC Drita ka edhe një ndeshje jetike më Llapin në finalen e Kupës së Kosovës e cila zhvillohet në stadiumin e kryeqendrës në “Fadil Vokrri”. Se cilat do të jenë objektivat e Dritës në kampionatin e ardhshëm mbetet të shihen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.