Uji Dea

Si e tronditi boksierin serb, legjenda e boksit Ismet Haziri

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Boksieri i artë i ish-KB Partizanit të Gjilanit dhe kampionit të shumëfishtë të ish-Jugosllavisë, Prishtina, Ismet Haziri, i cili i takon gjeneratës së artë të boksit Kosovar, me nostalgji përkujton momentet më të rëndësishme të karrierës së tij.

Në vitin 1983 në Palestrën ish-1Maji në Prishtinë në praninë e 5 mije shikuesve, Haziri dridh kampionin e shumëfishtë dhe të përkëdhelurin boksierin serb Stankoviq nga Leskovci, i cili në atë kohë mbronte ngjyrat e klubit të Pulës së Sllovenisë.

Për këtë meqë të zhvilluar, selektori i ish-Jugosllavisë, Bruno Hartinski, kishte deklaruar në televizionin shtetëror të ish-Jugosllavisë.
“Stankoviq shpëtoi nga vdekja e sigurtë, një boksier nga Prishtina gjysmë invalid me hundë të thyer e me arkad të dëmtuar, me grushta të betonit, sa nuk ja mbylli sytë përgjithmonë për ta quar në botën e vdekjes”.

Ndërsa, Ismet Haziri për këtë meqë, kujton.

“Edhe pse kisha bërë operacion hundën dhe kisha arkadën e lënduar deri në asht u përballa me Stankoviqin e pa mposhtur, ku në raundin e tretë ja dridha trutë dhe tërë trupin, dhe qe nga ai moment ky boksier e braktisë boksin ndërsa diskriminimi i madh ishte që gjyqtarët i’a dhanë fitoren boksierit nga Pula”.

Haziri tregon se kur e panë referat se do ta “dërgon” në botën tjetër, boksierin serb, ata raundin e shkurtuan për 25 sekonda.

“Pas meqit Stankoviq më patë thënë se isha buzë vdekjes, por referet ishin ata që më shpëtuan jetën”, rikujton Haziri.

Ismet Haziri, kujton edhe dashurinë e ofruar nga tifozët pas asaj ndeshje.

“Në kujtesën time mbetet se 5 mijë shikues në salle, pas këtij meqi në krah më kanë bartur nga Palestra gjerë në qendër të qytetit në përcjellje të muzikës në të cilën e bënin shikuesit më të mirë të botës, ata ishin shikuesit anembanë Kosovës”.

Haziri, tregon edhe momentin kur mori ftesën që t`i mbrojë ngjyrat e Ish-Jugosllavisë.
“Edhe pse humba atë meqë pa meritë, me tri goditjet qe i dhashë Stankoviqit dhe ja dërmova trutë, selektori i atëhershëm, Bruno Hartinski, me ftoj t`i mbroj ngjyrat e ish-Jugosllavisë në kategorinë Gjysme e Mesme për dy vite radhazi”.

Uji Dea

Në kujtesë të Hazirit ka mbetur edhe meqi në mes Buduqunostit të Titogradit dhe Prishtinës në Titograd (Podgorica e sotme).
“Ishim duke humbur me rezultat 8:2 dhe që nga kategoria ime të gjitha duelet i fitojmë me nokaut duke e përmbyll rezultatin në 12-8, këtë ka mundur ta bën vetëm Prishtina, ndërsa shikuesit në palestrën “Moraqa”, brohoritnin “se te gjithëve do t’ju pjekim në hell dhe për dark do t’ju hajm”, e ishin kohëra të vështira por zemrat tona ishin me të fuqishme se 20 milion njerëz të ish-Jugosllavisë”.

Ndërsa, për gjendjen e tanishme të boksit Kosovar, Haziri, lëshon lotët e dhimbjes për mjerimin që ka pësuar ky sport.
“Është mëkat i madh që sporti nacional të humbet, Kosova nëpërmjet meçeve tona në Palestër e ka shpreh patriotizmin dhe dhunën ndaj popullit që është ushtruar, ndërsa sot në liri të shuhet boksi, kjo është marri e njerëzve të cilët merren me sport, edhe zoti nuk na fal këto gabime”.

Haziri përkujton me mallëngjim shoqërinë e cila ka mbretëruar në KB Prishtina.

“Ne kemi qenë shtet në vete, ne kemi boksuar ndaj një shteti artificial, por të gjitha këto i ka mposhtur vëllazërimi i cili ka mbijetuar në klub, ne në mes vete ishim babë, nënë, vëlla e mbi të gjitha kishim zemrën dhe frymën e njëjtë”.

Kur përmendet emri i trajnerit, Lah Nimani, Haziri lëviz nga vendi.

“Lah Nimani ka qenë strateg, psikolog e babë për të gjithë boksieret e klubit, ai ka pasur diçka në shpirtin e tij që vetëm zoti mund ta dijë. Hallall i qoftë djersa qe kam derdhur për të, për popullin shqiptarë dhe për boksin kosovar”.

Haziri tani i ka harruar dorëzat e boksit duke punuar me elementet e betonit duke mbajtur familjen e tij, por njiherit sa herë që është kërkuar nga ai vazhdimisht i ka dalë në ndihmë njerëzve skamnorë dhe gjithë popullit shqiptarë, duke treguar se përpos që ishte një sportist i madh, ai është edhe humanist i devotshëm.

Qyteti i Gjilanit duhet të mburret me një sportist çfarë ishte Ismet Haziri, i cili kudo që është paraqitur nëpër ringjet anembanë ish-Jugosllavisë e Evropës na ka bërë krenar jo vetëm si qytetarë, por ai ka nderuar gjithë popullin shqiptarë.

Me 15 qershor 2017, Njësia për Sport e Komunës së Gjilanit, boksierin e famshëm, Ismet Hazirin e ka shpallur “Nderi i Qytetit”./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.