Uji Dea

Si e përjetoi natën më të rëndë të “varrit” Xhevat Demiri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot, me 11 maj 2020 bëhen plot 21 vite nga burgosja ime nga forcat militare dhe paramilitare serbe. Ishte një ditë e rëndë dhe shumë e vështirë për mua, për familjen, për shokët e mi e sidomos për kolegët meqë unë isha udhëheqës i departamentit të shëndetësisë në spitalin ushtarak që shërbente në Zonën Operative të Karadaku ka shkruar në rrjetet sociale Xhevat Demiri mjek dhe veprimtar.

Postimi i Xhevat Demirit

Deri më 31 maj 1999 u mbajta në Gjilan, kurse nga ajo datë më depërtuan në Serbi. Rrugës mendoja se jetës time i kishte ardhur fundi. U keqtrajtova në mënyrën më të tmerrshme nga forcat serbe. Prapë, u përballua disi ai keqtrajtim shtazarak, ku e shihja vdekjen me sy. Siç thotë populli, “njeriu më i fortë se guri”.

RCCOLA

Kam dëgjuar me herët nga një Hoxhë kur thoshte “Nata e parë e varrit është më e renda”, por unë mendoj se për mua nata e 11 majit 1999 ishte e njëjtë si ajo nata që e thoshte Hoxha.

Populli i Kosovës ka përjetuar ngjarje të tmerrshme, e po vazhdon të ballafaqohet me vështirësi nga më të ndryshmet. Shpeshherë po më rastisë të nevrikosem për veprimet politike në Kosovë, e edhe ndaj disa politikanëve që janë qorruar ndaj pasurisë, por kur e mendoj periudhën e vitit 1999, shpesh edhe i fali.
Nuk e di a kam të drejtë, por, uroj ta shohim Kosovën e zhvilluar, ashtu siç e paramendonim para vitit 1999.
I juaji,
Mr. Sci. Dr. Xhevat DEMIRI
P.S kjo foto është realizuar menjëherë pas daljes nga burgu