UBT

Si e përfundoi SC Gjilani kampionatin 2021-22 ?

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Skuadra e SC Gjilani në përfundim të kampionatit 2019/20, kishte pritshmërit se me fillimin e kampionatit 2021/22 “bardhekuqët” e Gjilanit do të jenë të pa konkurrencë në Superligën e Kosovës.

Ish-trajneri i SC Gjilani, Ismet Munishi, në shumë prononcime të tija, kishte deklaruar se skuadra e Gjilanit do të jetë fitues i Superligës dhe Kupës së Kosovës.

Munishi ishte prononcuar se skuadra e SC Gjilanit do t’ju jep mësim skuadrave të Superligës se si luhet futbolli.

Munishi kërkoi disa prurje të futbollistëve në skuadër dhe këtë mundësi njeriu që mban gjallë SC Gjilanin, Florim Zuka, i’a realizoi për të mirën e klubit dhe për ti arritur objektivat të cilat i kishte trajneri Ismet Munishi.

Të gjithë tifozët e SC Gjilanit, “Skifterat”, i kishin rritur apetitet e tyre me deklaratat e trajnerit Munishi se klubi i zemrës së tyre në këtë kampionat do të jetë kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës, duke e pritur çdo ndeshje me ankth.

Por, synimi i parë që të jetë fituese e Kupës së Kosovës dështoi, pasiqë u eliminua nga skuadra e Llapit, duke i “shuar” një ëndërr tifozëve “Skifterat”.

SC Gjilani gjatë tërë kampionatit nuk ka treguar stabilitet në ndeshjet e tyre, duke pasur zbritje në disa ndeshje vendimtare të cilat i kushtuan shumë shtrejt.

Edhe pse ishte shumë vështirë, gjerë në ballafaqim me Ballkanin ishin shpresat se do të arrihej objektivi – titulli kampion, por në këtë ndeshje ndodhi ajo që askush nuk e kishte pritur, pasi ndërpritet ndeshje tek rezultati 1-1, pasi disa shikues të pandërgjegjshëm e sulmuan portierin mysafirë Frashërin.

Uji Dea

Kjo ishte goditje e rëndë për “bardhëkuqet” e Gjilanit, pasiqë aty gjithçka shuhet sa i përket objektivave të klubit, të cilat i kishte në fillim të kampionatit.

Duke u shuar objektivat e klubit e trajnerit Ismet Munishi, i cili kishte premtuar se SC Gjilani do të fiton gjithçka dhe do t’ju jap mësim edhe klubeve tjera se si luhet futbolli, kryesia e SC Gjilanit e shkarkon trajnerin Ismet Munishi i cili në fund nuk arriti asgjë me SC Gjilanin, pervëq premtimeve, duke i zhgënjyer tifozët “Skifterat” tej mase.

SC Gjilani në fund të stinorit, pozicionohet në pozitën e tretë me 62 pikë dy më pak se rivali lokal FC Drita që kishte në pozitën e dytë, ndërsa 14 pikë më pak se kampioni Ballkani – që i bie se SC Gjilani nga 36 ndeshje ka marrë 57,11% të pikëve, lojtarët e saj shënuan 57 herë, ndërsa portierët Enea Koliqi dhe Arion Ymeri pësuan 36 gola.

Golashënuesi më i mirë i SC Gjilanit, por edhe në këtë kampionat ishte Gerhard Progni i cili shënoi 23 gola, ku prej tyre 9 gola ishin nga penalltia.

Gerhard Progni ka shënuar 40,35% të golave të Gjilanit, Prognit ju kanë bashkangjitur edhe bashkëlojtarët e tij të cilët kanë shënuar në portat Kundërshtare, si: Blerim Krasniqi 9 gola, Shend Kelmendi 7, Albert Dabiqaj 5 e Keita Razak 4 gola, ndërsa porta e Gjilanit ka mbetur në 12 ndeshje e paprekur.

Në këtë kampionat nga loja aktive është përshëndetur kapiteni shumë vjeçar, Ylber Kastrati, i cili nga 36 ndeshje në formacion ishte pak minuta. Interesante është se në formacionin e SC Gjilanit nuk kishte futbollist nga qyteti i Gjilanit përpos Kastratit i cili shumë pak minuta është paraqitur, aty ishte edhe Edison Kqiku i cili nuk e kishte besimin tek trajneri Munishi, e më vonë e mundonte lëndimi.

Kaptinë e veqante është edhe stadiumi i qytetit në Gjilan, që ishte një pengesë serioze për Gjilanin ku shumicën e ndeshjeve i zhvilluan në bari sintentik e disa në fushën me bari natyral që për futbollistët ka paraqitur një problem shumë serioz.

Njeriu i parë i SC Gjilani Florim Zuka edhe një herë u dëshmua duke sjellë futbollist e trajner të cilët i kërkuan njerzit që e udhëheqin klubin e tifozët “Skifterat”, por me gjithë përmbushjet e kërkesave nga njeriu i parë, ata nuk arritën të sjellin titullin ose kupën. Se cilat do të jenë objektivat e SC Gjilanit në kampionatin e ri mbetet të shihen./rajonipress/