ARKATANA

Si e largoi lëndimi nga futbolli talentin Fidan Sejdiu për 18 muaj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mesfushori e anësor e sulmuesi i majtë, Fidan Sejdiu, tani e 18 muaj është jashtë fushave të blerta të futbollit për shkak të një lëndimi që e kishte pësuar para 18 muajve në një ndeshje kampionale si futbollist i Bashkimit të Koretinit.

Talenti Sejdiu kishte një karrierë të shkëlqyer, karrierën e filloi në Dritë të Gjilanit dhe ai ishte ardhmëria e këtij klubi, Sejdiu kishte kaluar grupmoshat e Kombëtares së Kosovës U17, U19 e U21 dhe në kulmin e karrierës pëson një lëndim të rënd në këmbë.
“Kam lënduar pjesën kryesore të miniskusit dhe tani e 18 muaj jam larg fushave, nuk e di se si më ka ardhur ky lëndim, për menjëherë kam pasur dhimbje dhe është konstatuar se kam lënduar nyjën kryesore të miniskusit, me çka është dashur të intervenoj me operacion dhe tani ndihem më mirë”, ka bërë të ditur talenti Sejdiu.

Sejdiu ka theksuar se ishte një lëndim shumë i komplikuar me dhimbje të tmerrshme.
“Isha në kulmin e karrierës e kisha ëndrra të mëdha, kam sakrifikuar shumë që të jem në majet e futbollit por ja lëndimi i tmerrshëm më ka larguar nga fusha tani e 18 muaj, më mungon futboll, shoqëria e klubi, pa futboll po më duket se një pjesë e imja është shkëputur”.

FIDANISHTJA

24 vjeqari Fidan Sejdiu tani student në përfundim në Fakultetin e Kulturës Fizike, shpreson se shumë shpejt do të rikthehet në fushën e blertë.
“Tani e një muaj kam filluar nga pak ti rikthehem futbollit, jam duke stërvitur tri herë në jave individualisht por gjithçka nën urdhrat e mjekut, shpresoj e uroj që në vitin e ardhshëm do të jem 100% i gatshëm të rikthehem në fushë edhe më i fort”.

Fidan Sejdiu në fund ka edhe një porosi për futbollistët e Kombëtares se Kosovës në këto momente të vështira.
“Shumë nga këta futbollist i njoh personalisht, ata janë futbollist të mrekullishëm dhe të talentuar por është një moment i vështirë në këto momente, por do t’ja dalin siç është më së miri vetëm duhet pasur durim”.

Urojmë që sa më shpejt talentin Fidan Sejdiun ta shohim në fushën e blertë të futbollit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.