Si e injoroj Luginën e Preshevës myftiu Naim Tërnava
Nga Jehona Islame – Që kur kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e reja në Bashkësinë Islame të Kosovës, në këtë institucion të lartë fetar, gjërat janë politizuar deri në ekstremitet.
Klani i kryetarit aktual të BIK-ut, myftiu Naim Tërnava, po i përdorë të gjitha mjetet e metodat për të mbetur edhe këtë mandate në udhëheqje edhe pse Kushtetuta e saj nuk e lejon një gjë të tillë.
Po, myftiun Naim Tërnava, si e njohim ne, vështirë se do të pranoj në saje të votës së lirë, të sjell ndryshime në BIK, të cilën pothuajse e ka privatizuar tërësisht.
Zgjedhjet e paralajmëruara në BIK dhe gara e fortë për kreun e këtij institucioni, i ka hallakatur klerikët myslimanë, të cilët janë ndarë në shumë taborre, janë përçarë dhe janë çorientuar skajshmërisht.
Ky farë myftiu, në vend se të marrë për model vendet me demokraci të dëshmuar për zgjedhjet demokratike, ai, predikon frymën centraliste të egjiptit, një sindrom i rrezikshëm për të gjitha shoqëritë. Nuk është çudi pse vepron kështu Tërnava, nga se ai është shkolluar në Egjipt dhe është edukuar në stilin e atyre që sot po i përgjakin rrugët e këtij shteti. Kështu, myftiu vepron jo vetëm në Republikën e Kosovës, që për interesa të veta klanore e personale shpesh e ka shkelur pavarësinë e saj, por edhe në Luginë të Preshevës si dhe kundër Kushtetutës së BIK-ut, të cilën e ka sjell buzë çmendurisë.
Myftiu Naim Tërnava, nuk e lëshon “timonin” e BIK-ut, me lezet, ai, është mësuar të udhëheq në këtë institucion si në “bahçe të mixhës”. Ai, është i vetëdijshëm se po u largua nga udhëheqja disavjeçare e BIK-ut, e presin sfida të mëdha rreth akuzave për keqmenaxhim, shpërdorim të detyrës zyrtare, korrupsion dhe për radikalizim islam në Kosovë dhe rajon.
Kohëve të fundit, nuk kanë pushuar zërat kritikues, ndaj udhëheqjes së njëkahshme të BIK-ut nga z. Tërnava. Ai, këtë institucion e nxori nga kolloseku dhe do të duhen vite për ta kthyer në binarë normalë.
Mungesa e një administrimi profesional të BIK-ut dhe ndikimet politike rreth tij, kanë bërë që myftiu Naim Tërnava, të krijoj një imazh të keq për këtë institucion, i cili duhet të bëj çmos të lirohet nga pashallëku i këtij sundimtari të paskrupullt, i cili nuk heq dorë nga ambiciet për të mbetur sërish në postin udhëheqës.
Myftiu Naim Tërnava, ka bërë gafa e gjynahe të tjera veç atyre që i përmendëm më lart. Ai, duhet të jap llogari edhe për përzierjen jashtëligjore në organizimin fetar në Luginë të Preshevës, i cili përplot një dekade mban peng organizimin fetar nëpërmes pucistave të tij, duke i përçarë klerikët fetarë dhe duke i gjobitur e plaçkitur përmes grumbullimit të vitrave, grumbullimin e lëkurave të kurbanit e organizmit për në haxh.
Lugina e Preshevës, myftiun Naim Tërnava, do ta mbaj mend si një udhëheqës, i cili ka mundur të bëjë më shumë për vëllezërit e tij myslimanë, të cilët i ka katandisur, i ka varfëruar shpirtërisht dhe i ka sakatosur materialisht.
Myftiu Naim Tërnava, pavarësisht kritikave, akuzave, kallëzimeve penale dhe fushatës mediale, që do të pasoj pas largimit të tij nga BIK-u, duhet të pushoj nga gara për kryetar, ngase nuk e meriton. Mjaft ka udhëhequr, duhet t’ia lëshoj radhën të tjerëve. Në këtë drejtim duhet të lëshoj pe vullnetarisht të largohet në mënyrë që t’i zbut zemrat e zemëruara dhe të mërzitura me udhëheqjen e gjatë e monotone të tij, në këtë institucion.
Myftiu Naim Tërnava, duhet të mësohet me proceset demokratike të zgjedhjeve, për rolin dhe rëndësinë e votës së lirë. Ka përfunduar koha e Enver Hoxhës, Mubarakut dhe e titistëve të tjerë, të sundojnë deri në vdekje, të qeverisin sa të jenë gjallë.
Edhe një duhet ta kuptoj z. Tërnava se feja islame nuk lejon radikalizëm në radhët e saj, xhihad e selefizëm, por lejon vetëm Islamin, që në themel ka paqen, tolerancën, mirëkuptimin dhe progresin.


