UBT

Si e fitoi kontestin Bashkim Isufi dhe a do të iniciohet procedurë disiplinore ndaj kreut të komunës

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka kërkuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës fillimin e procedurës disiplinore kundër Kryetarit të Komunës së Gjilanit, për shkak të mos zbatimit të vendimit të tij me numër A.nr.50/2018 për rastin e ankuesit Bashkim Isufi.

Sipas dokumenteve Kryetari i Komunës së Gjilanit, me datë 25.07.2017, ka marrë vendimin me numër 560 me të cilin vendim ka bërë anulimin e konkursit publik të datës 23.06.2017 për pozitën “Udhëheqës i Sektorit Administrativ” me numër të referencës JP00029378 pa dhënë asnjë arsyetim për anulimin e konkursit të datës 23.06.2017.

I pa kënaqur Bashkim Isufi, me vendimin e datës 25.07.2017 të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, me datë 23.08.2017 parashtruar ankesë në Komisionin për Zgjidhje të Kontesteve dhe Ankesave të Komunës së Gjilanit. Komisionin për Zgjidhje të Kontesteve dhe Ankesave i Komunës së Gjilanit nuk vendos për ankesën e ankuesit të dates 23.08.2017 dhe ankuesi kundër heshtjes së organit të punësimit me date 16.10.2017 parashtron ankesën me numër të protokollit 5280/2017 në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me datë 14.12.2017 merr vendimin me numër A/02/656/2017 me të cilin vendim detyrohet Komisioni për Zgjidhje e Kontesteve dhe Ankesave i Komunës së Gjilanit që brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh të bëjë shqyrtimin e ankesës së ankuesit Bashkim Isufi me numër 02-016/01-0087719-17 të datës 23.08.2017. Komisioni për Zgjidhje e Kontesteve dhe Ankesave i Komunës së Gjilanit, duke bërë zbatimin e vendimit me numër A/02/656/2017 të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me date 05.01.2018 merr vendimin me numër 02-016-1750 me të cilin vendim hedhet poshtë si e pa pranueshme ankesa e ankuesit Bashkim Isufi me arsyetimin se akti administrative i ankimuar është i ligjshëm dhe i rregullt.

I pa kënaqur Bashkim Isufi, me vendimin e datës 05.01.2018 të Komisionit për Zgjidhje e Kontesteve dhe Ankesave i Komunës së Gjilanit, më date 02.02.2018 parashtron ankesë nëpërmjet Postës së Kosovës në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

UBT

Kolegji i ankesave i Këshilli të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, konstaton se Komisioni për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave i Komunës së Gjilanit me rastin e nxjerrjes së Vendimit me numër 02-019-1750 të datës 05.01.2018 ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit Nr. 03/L=149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Rregullores Nr. 05/2011 për Procedurat e Zgjidhjes së Kontesteve dhe Ankesave dhe Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, sepse nuk ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike dhe juridike.

Ndërsa, obligon Kryetarin e Komunës së Gjilanit, që nga dita e pranimit të vendimit të tij, brenda afatit ligjor prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh të bëj zbatimin e vendimi duke e obliguar Komisionin Përzgjedhës të Shërbimit Civil që të përfundoj procesin e rekrutimit për pozitën “Udhëheqës i Sektorit Administrativ” në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me date 08.01.2019, në pajtim me nenin 23 paragrafi 2 të Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, e njofton Kryeministrin e Republikës së Kosovës se Vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës me numër A.nr.50/2018 për rastin e ankuesit Bashkim Isufi, nuk është zbatuar nga Kryetari i Komunës së Gjilanit.

Me dispozitat e nenit 23 paragrafi 4 të Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, është përcaktuar që: “Njoftimi nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni konsiderohet kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore kundër personit përgjegjës për zbatim, e cila procedurë zhvillohet në pajtim me dispozitat e parapara me legjislacionin në fuqi”./rajonipress/