Si e ëma, si e bija
Ditën e Nënës, që u shënua sot, nuk e la pa e festuar as këngëtarja e bukur kosovare, Nora Istrefi.
Ajo me këtë rast ka postuar një foto të nënës së saj dhe ia ka uruar këtë festë.
Duke i parë fotot mund të shohim që të dyja ngjasojnë shumë me njëra-tjetrën, madje Nora si duket i ka ngjarë asaj më shumë se sa vajzat tjera, transmeton Indeksonline.
Bukurinë e nënës e ka trashëguar Nora, e ku mund ta vërejmë në fotot e mëposhtme, të cilat janë të para disa viteve, por që më së miri e tregojnë këtë ngjashmëri.
Gjithsesi, Nora mbetet e bukur si çdoherë.
Mos të harrojmë që ajo së shpejti do të bëhet vet nënë, bebja mund t`i trashëgojë tiparet e bukura të gjyshes dhe nënës./Indeksonline/


