Si duhet ta konsumojmë mjaltën
Angela Lemond, nutricioniste dietale nga Teksasi, paralajmëron që ndonjëherë konsumimi i mjaltit natyror nuk është edhe aq i shëndetshëm, dhe që me sasinë duhet pasur kujdes.
– Lehtë mund të konsumoni mjaltin, posaçërisht nëse e shtoni drejtpërdrejt në qull apo në racione të tjera, por që paraprakisht nuk e matni – thotë Torey Armul, ekspert i dietave nga Ohajo.
– Është e vështirë të vlerësohet sasia kur e merrni direkt nga kavanozi, kështu që përmbajtja e sheqerit shpejt shtohet, ndërkaq kjo çon në shtim peshe – shton ai.
Armul thotë që konsumimi i tepërt i mjaltit lidhet me shtimin e peshës trupore, diabetin dhe rënien e dhëmbëve.


