Si do të votojë Kamenica?

Gjilan – Ndjehem tmerrësisht i ofenduar për mënyrën se si po e trajtojnë Kamenicën votuese, jo vetëm duke e mashtruar, por edhe duke e tallur atë. Pa u zgjatur shumë këtu, mjaftojnë kodet: Kamenica- kantier ndërtimi, qindra vende pune, zhvillim ekonomik, investime të huaja, turizmëm malor, penda, kolektorë e shujta… E, para nja katër vitesh, edhe Komuna të reja brenda Kamenicës sonë të boshatisur ka thënë Amir Jakupi.

Një është e sigurt, se realiteti këtu është i zymtë. Kamenica është braktisur nga pothuaj gjysma e popullatës së saj. Me të mbaruar shkollimin e mesëm, të rinjtë kërkojnë mundësi për t’u larguar. Ata me më pak mundësi i drejtohen Prishtinës, të tjerët me më shumë ‘fat’ ikin jashtë vendit. Drama sociale është në fshatra; pleq që dergjen pa njeri, vuajnë për një paracetamol, e ku infermiera është luks.

Kamenicasit janë të shqetësuar për papunësinë, ekonominë, varfërinë, shëndetësinë e dërrmuar e arsimin e shkatërruar, e fushata elektorale e zbehtë e anemike e partive politike, nuk bëhet për problemet reale të qytetarëve u shpreh Amir Jakupi./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).