Fundamenti

Si dhe nga kush u themelua Gjilani

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Në librin e historianit gjilanas Aliriza Selmani:”Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”, jepen detaje interesante. Gjilani është themeluar rreth vitit 1772, nga Bahti be Gjinolli.

Autori i librit Aliriza Selmani një historian pedant dhe me shumë njohuri për Gjilanin dhe Anamoravën duke cituar etnologun Kadri Halimi, mendohet se Gjilani u themelua në vitin 1772, nga Bahi be Gjinolli. “Në mungesë të dokumenteve relevante për vitin e ardhjes dhe vendosjes së Gjinollëve në këtë hapësirë, mendojmë se do të ishte më e përshtatshme që të merrej periudha kohore e pas vitit 1750, për themelimin e Gjilanit, për çka edhe bëjnë fjalë pjesa më e madhe e autorëve të gjertanishëm”.

Uji Dea

Qyteti i Gjilanit ndodhet në këndin juglindor të Republikës së Kosovës dhe hyn në radhën e vendimeve të mëdha urbane të Kosovës. Për nga zanafilla dhe themelimi, në krahasim me disa qytete tjera të Kosovës, Gjilani është relativisht i ri. Ai, mbi 200 vjet, ekziston si tërësi unike nga shumë aspekte: qendër administrative, kulturore, ushtarake, zejtare – tregtare dhe nyjë komunikacioni i Anamoravës dhe Novobërdës.

Kështu ishte pothuajse që nga themelimi në gjysmën e dytë të shekullit XVIII dhe deri ën fillim të vitit 1960, kur me ndryshimet administrative në këtë hapësirë u themeluan komunat e veçanta, Gjilani, Vitia dhe Dardana thuhet në librin e historianit Aliriza Selmani. /rajonipress/