UBT

Si askush tjetër më parë, Behrami do ta thyej një rekord të madh te Zvicra

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Valon Behrami është ndër lojtarët më të famshëm në Zvicër.

Ylli shqiptar nga Kosova ka 12 vite karrierë në Përfaqësuesen e Zvicrës dhe kjo atë e bën ndër legjendat e këtij vendi.

Kualifikimi i Zvicrës në kampionatin botëror ‘Rusia 2018’, ka qenë special për Behramin i cili ishte i lënduar.

Në rast se gjithçka shkon në rregull me shëndetin e tij, Behrami pritet të marrë ftesë nga përzgjedhësi Vladimir Petkovic.

Goli i parë i Behramit me Zvicrën në vitin 2005 (Foto /Getty Images)
E në momentin që do të futet në lojë, Behrami do të thyej një rekord të madh tek helvetikët.

Botëror ‘Rusi 2018’, do të jetë i katërti në karrierën fantastik të Behramit me Zvicrën.

UBT

Mitrovicasi ka luajtur në Gjermani në vitin 2006, ndërsa nuk ka munguar në Afrikën e Jugut në 2010 dhe në Brazil 2014.

Behrami u ndëshkua me karton të kuq ndaj Kilit në vitin 2010 (Foto/Getty Images)
Debutimi i tij me Përfaqësuesen zvicerane ishte në vitin tetë tetor të vitit 2005 në ndeshje ndaj Francës ku luajti vetëm një minutë.

Në botërorin e vitit 2006, Behrami luajti vetëm dy minuta për Zvicrën ndaj Koresë ku triumfuan zviceranët 2-0.

Behrami përballë Argjentinës në botërorin e vitit 2014 (Foto/Getty Images)
Ndërkohë në botërorin e vitit 2010, Behrami luajti vetëm 31 minuta në ndeshjen e dytë dhe u ndëshkua me karton të kuq ndaj Kilit, ndërsa Zvicra nuk arriti të kaloj grupin.

Sa i përket botërorit të fundit, Valoni ishte në fushë në katër takim, dy nga to nga 90 minuta, një 45 minuta ndërsa ndaj Argjentinës luajti plot 120 minuta.

Viti 2006, Valon Behrami në një ndeshje përballë Anglisë (Foto/Getty Images)
32-vjeçari deri më tani ka zhvilluar 76 ndeshje me Zvicrën ku ka shënuar edhe dy gola, njërin ndaj Turqisë në vitin 2005 dhe një tjetër ndaj Sllovakisë në vitin 2008. /Telegrafi/