United Hospital

Shyhretja flet për raportet me Shkurte Fejzën e Mahmut Feratin

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Jo gjithmonë çka flitet është e vërtetë. Kështu të paktën thonë këngëtarja Shyhrete Behluli. Përkundër faktit se në media shpesh është shkruar se këngëtarja e njohur nuk ka raporte të mira me Shkurte Fejzen e Mahmut Feratin, sipas Shyhretes e vërteta qëndron ndryshe. Me të dy ka miqësi. Por me Shkurtën nuk këndon në duet për shkak të natyrës së ndryshme artistike, ndërsa me Mahmutin thotë se është konsumuar gjithçka. Këto dhe shumë të tjera i ka rrëfyer për Kolona.këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli.

Fillimisht u tha e u shkrua se Shkurta e Shyhretja nuk flasin më. Madje këtë bindje ua rriti njerëzve edhe mosprezenca e Shyhretes në dasmën e vajzës së Shkurte Fejzës.

“Është fol pse s’jemi bashkë. Pse s’jemi bashkë në projekte. Nuk është diçka tjetër, por natyra e këngëve nuk po na flenë bashkë. Është natyrë tjetër , zë burrnor, këngë më epike, e unë krejt natyrë tjetër. Ne këndojmë për opinion, për publikun. Muhabeti është krejt diçka tjetër. Nuk do të thotë se e kam shoqe dhe duhet me bë këngë patjetër bashkë. Me vite s’kemi ndonjë këngë të përbashkët. Sa i përket dasmës, nuk kam shkuar sepse nuk kemi qenë këtu. Kemi qenë në Turqi, por nuk ka ndonjë arsye tjetër. S’kemi të keqe asgjë. Kur ka mundësi shkon e kur s’ka nuk shkon.”, ka thënë për Kolona.al, Shyhrete Behluli.

Këngëtarja e dashur për publikun ka fol edhe për raportet me Mahmut Feratin. Ka qenë shkas ndërprerja e dueteve të dyshes, që shumëherë është përfol e shkruar se Shyhretja i ka prish raportet edhe me Mahmut Feratin. Por edhe këtë gjë e ka mohuar këngëtarja duke sqaruar për Kolona.al raportin e saj me këngëtarin nga Tetova.

Mobi Casa

“Nuk është e vërtet, nuk i kemi prishur raportet me Mahmut Ferati, ne prapë këndojmë në dasma, si duet….por diçka e mirë sado e mirë që është konsumohet. Për me bë diçka të re duhet me punu diçka të veçantë. I kemi shfrytëzuar temat, që 6 vjet s’ka të keqe por që është konsumuar sa i përket bashkëpunimit rreth këngëve të reja. Kjo është sikur bakllava. Po që se e hamë një kohë të gjatë e shpesh, bëhet bajat”, ka theksuar ajo, duke bërë me dije se ajo dhe Mahmuti vazhdojnë të këndojnë në dasma të ndryshme. E dëshmi për këtë ju sjell Kolona.al duke ju prezantuar fotografi nga dasma e fundit që ata dy kënduan.

“Ne jemi prapë me Mahmutin. Këndojmë nëpër mbrëmje duetet e mëhershme por prapë këndojmë bashkë. Me bë diçka të re s’po shoh që ja vlen s’po ka diçka të re. Çfarëdo dueti ndoshta ka me qenë atraktiv por jo me Mahmutitin…ne këndojmë gjithmonë bashkë nëpër mbrëmje por jo duet të ri”, ka shtuar Behluli.

Ndryshe këngëtarja sapo ka përfunduar albumin e saj më të ri me titull “Për shoqni”. Albumi përmban 9 këngë, ndërsa këngëtarja ka publikuar edhe videoklipin më të ri që kënga mban emrin e albumit. Kjo këngë është shkruar nga Ilir Berani ndërsa është orkestruar nga Rrahman Kryeziu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.